Shpërthen Isa Mustafa: Besnik Bislimi mund t’i hapë budallallëqet e njerëzve që krekoseshin pas lufte, asgjë tjetër

Shpërthen Isa Mustafa: Besnik Bislimi mund t’i hapë budallallëqet e njerëzve që krekoseshin pas lufte, asgjë tjetër

E marta dhe e mërkura ishin ditë të zeza në Kosovë, jo vetëm për faktin se vendi po dergjet nga pandemia por edhe për shkak të takimeve në Bruksel që si duket kanë shkuar si mos më keq. Pas këtyre takimeve në Bruksel, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se pala serbe është dakorduar që të […]

Pas këtyre takimeve në Bruksel, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se pala serbe është dakorduar që të hapen të gjitha arkivat. Por, Bislimi ishte pajtuar që të hapeshin edhe arkivat e Kosovës për UÇK-në.

“Pala serbe ka thënë se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat. Të gjitha arkivat, sipas tyre nënkupton që edhe të hapen arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në. Mendoj që kjo fillimisht është në interes tonë për arsye se shumica e varrezave masive ku pretendohet se janë pjesët e mbetura të mbi 1,600 qytetarëve ndodhen në këto varreza, për të cilat informata kanë kryesisht arkivat ushtarake të Serbisë”, ka thënë ajo.

Deklarata e Bislimit shkaktoi hidhërim të madh në vend, për shkak se pranonte ekzistencën e një arkive që nuk besohet se ekziston dhe se fuqizon pretendimin e palës serbe se UÇK ka mundur të kryejë krime lufte.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një prononcim për Infosot.com, e quan veprim të pa vend sepse në këtë rast kanë pranuar që të barazohet agresori me viktimën, gjë të cilën, Mustafa e quan të padrejtë dhe të tmerrshme.

“Delegacioni ynë mund të hapë budallallëqet dhe krekosjet e disa individëve që shkruanin libra rrahagjokëse pas lufte dhe asgjë tjetër. Por zotimi i tillë e ka dëmtuar rëndë Kosovën dhe luftën çlirimtare, sepse kanë pranuar barazimin e agresorit me viktimën gjë që është e padrejtë dhe e tmerrshme“, tha Mustafa.

Ish-kryetari i LDK-së, shprehet se nuk është i sigurt nëse Kosova ka arkiva për të cilat ka folur Bislimi, pasi që Serbia ka qenë shtet dhe ka kryer luftë e masakra me politikat shtetërore.

“Unë nuk jam i sigurt se Kosova ka arkiva të tilla dhe se ka çfarë të hapë. Serbia ka qenë shtet dhe luftën e ka zhvilluar, edhe masakrat, me politika shtetërore. Ne jo!“.

Tutje thekson se gjatë kohës sa ka qenë kryeministër i Kosovës, ua ka bërë të qartë ndërkombëtarëve se Kosova kërkon përgjigje nga Serbia për të zhdukurit dhe të pagjeturit, teksa sqaron se si KM “nuk mund të marrë përgjegjësinë si kryeministër të jap përgjigje dhe informatë për asnjë të pagjetur serb apo tjetër, sepse si shtet nuk kemi asnjë evidencë për asnjë ngjarje të tillë“.

“Sa kam qenë kryeministër ua kam bërë të qartë ndërkombëtarëve se ne kërkojmë nga Serbia përgjigje për të zhdukurit dhe të pagjeturit tanë, por se unë nuk mund të marrë përgjegjësinë si kryeministër të jap përgjigje dhe informatë për asnjë të pagjetur serb apo tjetër, sepse si shtet nuk kemi asnjë evidencë për asnjë ngjarje të tillë“, përfundon Isa Mustafa.

Të ngjashme
Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen