“Shqetësime serioze për gjykimin në Hagë”-Avokati i Popullit prezanton raportin e ekspertëve britanikë për Gjykatën Speciale

“Shqetësime serioze për gjykimin në Hagë”-Avokati i Popullit prezanton raportin e ekspertëve britanikë për Gjykatën Speciale

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka prezantuar raportin e Komitetit të Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut në Angli dhe Uells, ndërlidhur me Gjykatën Speciale. Raporti ka ngritur dilema të mëdha dhe serioze për mënyrën se si janë zhvilluar proceset në Gjykatën Speciale të Hagës. Qelaj ka treguar detaje nga raporti, duke theksuar […]

Raporti ka ngritur dilema të mëdha dhe serioze për mënyrën se si janë zhvilluar proceset në Gjykatën Speciale të Hagës.

Qelaj ka treguar detaje nga raporti, duke theksuar se vazhdimi i paraburgimi dhe refuzimi i mundësisë për lirim nga paraburgimi, janë elemente që kanë cenuar procesin.

“Raporti evidenton shqetësime serioze për kohëzgjatjen e paraburgimit, refuzimin e lirimit të parakohshëm, dhe kufizimet në komunikim me familjen. Fakti që deri më tash ka pasur shumë pak lirime të parakohshme, edhe pse kanë kaluar vite pa filluar procesi, bën të kuptohet që një pretendim i tillë nuk është vetëm shqetësim, por fakt konkret”, ka thënë Qelaj.

Problem tjetër, ka qenë edhe mbikëqyrja e komunikimeve në qendrën e paraburgimit.

“Mbikëqyrja sistematike e komunikimeve që jam ballafaquar edhe unë, jam vëzhgu nga personeli i paraburgimit, jam xhiru nga dy kamera, raporti konstaton se mbikëqyrja sistematike, kjo kornizë ka dyshime serioze për cenim të Konventnës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Shqetësimet që kemi ngritur në vazhdimësi, jo vetëm që janë konfirmuar, por kalojnë edhe përtej atyre shqetësimeve”, ka thënë më tutje Qelaj.

Ekspertët e njohur britanikë kanë konstatuar se raporti ka ngritur shqetësime serioze për një gjykim të drejtë dhe të pavarur.

“Lidhur me juridiksionin, transparencën, raporti ngre shqetësime serioze mungesën e një institucioni mbikëqyrës, dhe kontrolli institucional. Sa i përket standardit të Gjykatës kompetente të pavarur, për gjykim të drejtë, raporti evidenton shqetësime serioze në emërimin e trupave gjykues. Raporti konstaton se kryetarja ka diskrecion për të emëruar panelet, konsultimet ndërinstitucionale të parapara me rregullën 12. Kërkesën për përjashtimin e kryetares së Gjykatës e trajton vetë kryetarja, që tregon se ka probleme serioze”, ka thënë Qelaj më tutje.

Raporti ka evidentuar edhe deklaratat e prokurorit të Specializuar, Jack Smith, i cili kishte thënë se krerët e UÇK-së do të dënohen me burg të perjetshëm, ende pa filluar gjykimi.

“Raporti evidenton se deklaratat e prokurorit Jack Smith, përfshijnë, ku theksohet se krerët e UÇK-së do të dënohen me burg të përjetshëm, konstatimi që nëse lirohen këta persona janë rrezik dhe duhet të mbahen në paraburgim nga kryetarja e Gjykatës, përbëjnë probleme serioze për prezumimin e pafajësisë, integritetin e procesit, dhe transparencës”, tha Qelaj.

Ky raport, ka theksuar edhe pranimin e provave nga Serbia.

“Lidhur me pranimin e provave të pranuara nga Serbia, raporti evidenton pasiguri të qarta juridike. Vlerësimi përfundimtar i tyre, është burim potencial i pasigurisë. Për këto prova, raporti thekson mungesë transparence. Ato janë dhënë pa vendim publik. Parimin e barazisë së armëve, raporti evidenton kufizimet në vizita, mungesën e hapësirës adekuate për përgatitje, procedurat penale paralele, dhe ndryshimet e sistemit të ndihmës juridike. Këto elemente janë indicator serioz që kërkojnë analizë të mëtejme”, ka thënë Qelaj, raporton Nacionale.

“Autorët kërkojnë krijimin e një mekanizmi të pavarur për të monitoruar Gjykatën Speciale, një kërkesë e paraqitur edhe nga ne kohë më parë”, tha Qelaj.

Të ngjashme
Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"