Shqipëria avancon në procesin e anëtarësimit në BE

Shqipëria avancon në procesin e anëtarësimit në BE

Qeveria e Shqipërisë tha se Bashkimi Evropian e ka ftuar të hapë negociatat për disa kapituj të grupkapitullit 4 të procesit të anëtarësimit në bllokun evropian. Sipas një njoftimi, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së autorizoi Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, dhe më 11 qershor Presidenca polake i dërgoi një […]

Sipas një njoftimi, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së autorizoi Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, dhe më 11 qershor Presidenca polake i dërgoi një letër Shqipërisë duke i kërkuar që të paraqesë pozicionin negociues për katër kapituj të “Agjendës së Gjelbër dhe Ndërlidhjes së Qëndrueshme”.

“Pozicioni negociues do t’i paraqitet Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet së shpejti nga Presidenca e Këshillit të BE-së”, thuhet në njoftim.

Shqipëria duhet të paraqesë pozicionin për kapitullin 14, që ka të bëjë me politikën e transportit dhe synon përmirësimin e infrastrukturës si dhe sigurisë rrugore dhe hekurudhore. Po ashtu, për kapitullin 15 që lidhet me sektorin e energjisë dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji. Tirana do të paraqesë pozicionin negociues të saj edhe për kapitullin 21, që është i përqendruar në rrjetet transevropiane dhe ndërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së. Po ashtu, do të negociohet edhe për kapitullin 27 i cili trajton mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike, përmes përputhjes me standardet e BE-së.

Qeveria shqiptare tha se ky vendim i BE-së konfirmon ecurinë e suksesshme të vendit në procesin e anëtarësimit.

Ekzekutivi në Tiranë theksoi se, përmes negociatave për këta kapituj, shteti do të ndërmarrë hapa konkretë drejt “ndërtimit të rrugëve më të sigurta dhe moderne, përmirësimit të ndërlidhjes rajonale dhe evropiane, garantimit të furnizimit me energji të pastër dhe të përballueshme, si dhe mbrojtjes së mjedisit për gjeneratat e ardhshme”.

Shqipëria hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE në tetor të vitit 2024. Kjo ndodhi pas një pritjeje të gjatë, pasi vendi kishte aplikuar për anëtarësim më 2009 dhe kishte marrë statusin e vendit kandidat në vitin 2014.

Tirana duhet të hapë dhe të mbyllë gjithsej 33 kapituj për t’u anëtarësuar në BE. Për hapjen dhe mbylljen e çdo kapitulli kërkohet miratimi i të gjithë vendeve anëtare të bllokut evropian./REL/ Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve