Shqipëria kandidon me Serbinë për “Euro 2027”, Duka: Kosova ishte opsioni i parë, por nuk i plotëson kriteret

Shqipëria kandidon me Serbinë për “Euro 2027”, Duka: Kosova ishte opsioni i parë, por nuk i plotëson kriteret

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka thënë se Kosova ka qenë opsioni i parë për të shpallur kandidaturë të përbashkët për ta organizuar Kampionatin Evropian për grumposhën e 21-vjeçarëve. Por Duka të enjten për KOHËN ka thënë se Kosova nuk plotëson kriteret. Ka shtuar se Shqipëria e vetme nuk i plotëson kushtet. […]

Por Duka të enjten për KOHËN ka thënë se Kosova nuk plotëson kriteret. Ka shtuar se Shqipëria e vetme nuk i plotëson kushtet.

Duka ka konfirmuar kandidaturën bashkë me Serbinë për Evropianin që do të mbahet në vitin 2027.

“Opsioni i parë ka qenë Kosova. Duke qenë se Kosova nuk plotëson kriteret dhe ne gjithashtu nuk i plotësojmë kriteret për ta organizuar të vetëm, atëherë e pamë aplikuesit që ishin Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Belgjika. Dy të tjerat nuk kishin interes të bashkohen me ne, atëherë i vetmi mbetej Serbia. Ne kemi interesa, sepse organizojmë një event madhor në Shqipëri dhe ekipi ynë kualifikohet automatikisht në ‘Euro 2027’ ”, ka thënë Duka për KOHËN.

Në fakt, Kosova aktualisht nuk ka asnjë stadium që plotëson kriteret për ndeshje ndërkombëtare. Por shteti ka planifikuar investime milionëshe për rregullimin e infrastrukturës sportive në vend. Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Në kuadër të investimeve janë përmendur edhe ndërtimi dhe rinovimi i disa stadiumeve në Kosovë.

Të ngjashme
Katari barazon rezultatin në fund të ndeshjes ndaj Zvicrës

Katari barazon rezultatin në fund të ndeshjes ndaj Zvicrës

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Rrogat e trajnerëve të Botërorit 2026: Carlo Ancelotti më i paguari

Rrogat e trajnerëve të Botërorit 2026: Carlo Ancelotti më i paguari

Interi po i synon dy lojtarë të Realit

Interi po i synon dy lojtarë të Realit

Ndeshja Brazil – Maroku mund të shtyhet shkak i motit të keq në New Jersey

Ndeshja Brazil – Maroku mund të shtyhet shkak i motit të keq në New Jersey

Skandal në Botëror/ Yjet e Turqisë kapen duke tymosur në ballkonin e hotelit, shpërthen “stuhia” në rrjet

Skandal në Botëror/ Yjet e Turqisë kapen duke tymosur në ballkonin e hotelit, shpërthen “stuhia” në rrjet

Nis “ters” Botërori i Anglisë: Hajdutët u marrin këpucët dhe topat, Bellingham me shokë mbeten”zbathur” para ndeshjes me Kroacinë

Nis “ters” Botërori i Anglisë: Hajdutët u marrin këpucët dhe topat, Bellingham me shokë mbeten”zbathur” para ndeshjes me Kroacinë

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit

SHBA e nis Botërorin me goleadë, fiton 4-1 ndaj Paraguait

SHBA e nis Botërorin me goleadë, fiton 4-1 ndaj Paraguait

Zvicra synon fillim të mbarë të Botërorit

Zvicra synon fillim të mbarë të Botërorit

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

Kanada dominon Bosnjën, por merr veç barazim

Kanada dominon Bosnjën, por merr veç barazim