ShSKUK jep detaje për vdekjen e 68-vjeçares – gjendja e të dyshuarës mbetet e rëndë

ShSKUK jep detaje për vdekjen e 68-vjeçares – gjendja e të dyshuarës mbetet e rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka konfirmuar vdekjen e 68-vjeçares, e cila mbeti e plagosur mbrëmë në Majac të Podujevës nga vajza e kunatit të saj. Përmes një njoftimi zyrtar, ShSKUK tha se pavarësisht përpjekjeve maksimale, pacientja ka vdekur në orën 03:00 pas mesnate. “Sot, në orët e vona të mbrëmjes, në Qendrën […]

Përmes një njoftimi zyrtar, ShSKUK tha se pavarësisht përpjekjeve maksimale, pacientja ka vdekur në orën 03:00 pas mesnate.

“Sot, në orët e vona të mbrëmjes, në Qendrën Emergjente janë pranuar dy paciente të gjinisë femërore, njëra e lindur në vitin 1953 dhe tjetra 31-vjeçare, të sjella me autoambulancë nga Podujeva, si pasojë e lëndimeve të marra nga arma e zjarrit. Menjëherë pas pranimit, janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme emergjente. Të dy pacientet janë pranuar në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile, dhe janë intubuar me frymëmarrje të asistuar”.

“Njëra nga pacientet është dërguar në sallën operative, ku ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit janë duke vazhduar trajtimin intensiv. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, pacientja e lindur në vitin 1953 ka ndërruar jetë në orën 03:00 pas mesnate”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gjendja e pacientes tjetër mbetet shumë e rëndë dhe po vazhdon trajtimi intensiv nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Të ngjashme
Kjo Francë është e frikshmeeeeee - DEMBELEEEE shënon golin e dytë ndaj Marokut

Kjo Francë është e frikshmeeeeee - DEMBELEEEE shënon golin e dytë ndaj Marokut

Nesër merret vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Nesër merret vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Mbappeeeeeeeeee ky djalë shkëlqen - Çfarë goli i bukur ishe ky ndaj Marokut

Mbappeeeeeeeeee ky djalë shkëlqen - Çfarë goli i bukur ishe ky ndaj Marokut

Telefonata Trump-Netanyahu: Diskutohet siguria rajonale dhe tensionet me Turqinë

Telefonata Trump-Netanyahu: Diskutohet siguria rajonale dhe tensionet me Turqinë

Bie trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit pas përshkallëzimit të tensioneve ShBA-Iran

Bie trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit pas përshkallëzimit të tensioneve ShBA-Iran

E rrallë: Mbappe e huq penalltinë ndaj Marokut, gjuan shumë dobët

E rrallë: Mbappe e huq penalltinë ndaj Marokut, gjuan shumë dobët

Takimet me Kurtin nesër: Hamza në ora 9:00, Abdixhiku në ora 18:00

Takimet me Kurtin nesër: Hamza në ora 9:00, Abdixhiku në ora 18:00

Dita e 40-të e protestës, mobilizim më 11 korrik

Dita e 40-të e protestës, mobilizim më 11 korrik

Tensione të reja në Iran, raportohen shpërthime pranë portit strategjik në Gjirin e Omanit

Tensione të reja në Iran, raportohen shpërthime pranë portit strategjik në Gjirin e Omanit

VLEN mblidhet pasi zyrtarët e tyre u ndaluan në Qafë Thanë, akuza ndaj Ambasadës së Shqipërisë në Shkup dhe BDI’së

VLEN mblidhet pasi zyrtarët e tyre u ndaluan në Qafë Thanë, akuza ndaj Ambasadës së Shqipërisë në Shkup dhe BDI’së

Fillon super ndeshja Francë - Marok

Fillon super ndeshja Francë - Marok

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe është pjesë e vlerave evropiane

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe është pjesë e vlerave evropiane