Shukri Buja: Kam pasur disa pseudonime, ‘Sokoli’ dhe ‘Gazetari’

Shukri Buja: Kam pasur disa pseudonime, ‘Sokoli’ dhe ‘Gazetari’

Shukri Buja është duke dëshmuar në seancë publike në Hagë, ndonëse u vendos që përgjigjet e tij të dëgjohen në seancë të mbyllur me urdhër të trupit gjykues. Nuk u tregua arsyeja e hapjes së seancës, megjithatë dëshmitari Buja është duke u marrë në pyetje nga prokurori James Pace. Buja pohoi se njëri nga pseudonimet […]

Nuk u tregua arsyeja e hapjes së seancës, megjithatë dëshmitari Buja është duke u marrë në pyetje nga prokurori James Pace.

Buja pohoi se njëri nga pseudonimet e tij ishte “Sokoli”, me të cilin njihej nga viti 1998. Ai ka pohuar se kishte pasur shumë pseudonime, e që njëri prej tyre përveç “Sokolit” ishte edhe “Gazetari”.

“Unë gjatë veprimit tim të fshehtë kundër Serbisë, kam pasur edhe pseudonime të tjera”, tha dëshmitari, por nuk u dëgjua kur u pyet se a mund të tregonte ndonjërin prej këtyre pseudonimeve.

LPRK, dëshmitari tha se do të thotë Lëvizja Popullore e Republikës së Kosovës, anëtar i të cilës ka qenë edhe ai. Tha se është kyçur aty në moshën e rinisë.

“LPRK-ja ka ekzistuar para kësaj kohe (1998)”, tha Buja, duke shtuar se LPRK dhe LPK kanë qenë e njëjta organizatë.

Dëshmitari tha se ka qenë pjesë e UÇK-së, duke shtuar se kyçjen e llogaritë edhe me përkrahjen politike që i ka bërë përpara fillimit të luftës. Ndërsa, si kyçje të drejtpërdrejtë tha se e llogaritë prej vitit 1998.

“Por, drejtpërdrejt me uniformë kam qenë më ’98-ën nëse nuk gaboj”, tha Buja.

Dëshmitari tha se ka qenë edhe anëtar i redaksisë së gazetës “Zëri i Kosovës” raporton “Betimi për Drejtësi“.

Shukri Buja nis t’u përgjigjet pyetjeve të ZPS-së

Të ngjashme
Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës