Si hëngri Borrelli ofendime e kritika nga Kosova pas deklaratës së djeshme

Si hëngri Borrelli ofendime e kritika nga Kosova pas deklaratës së djeshme

Pati takim rreth tetë orësh, por pa marrëveshje gjatë ditës së djeshme në Bruksel për çështjen e targave. Kurti e Vuçiq u përballën me njëri-tjetrin, teksa në krye të  tavolinës kishin Lajçakun e Borrellin. Ky i fundit u kritikua me të madhe në Kosovë, me pretendimin se u rreshtua kah Serbia… Përfaqësuesi i lartë i […]

Përfaqësuesi i lartë i BE’së, Joseph Borrell pasi doli dje nga takimi pa diçka konkrete, i zhgënjyer u shpreh se do t’i njoftojë vendet anëtare të BE-së, për mos respektimin e detyrimeve nga palët, duke shtuar se kjo vlen veçanërisht për Kosovën.

“Unë do të informoj Shtetet Anëtare të BE-së, Ministrat e Jashtëm dhe partnerët tanë për sjelljen jokonstruktive të palëve dhe mungesën e plotë të respektimit të detyrimeve të tyre ndërkombëtare ligjore, dhe kjo vlen veçanërisht për Kosovën. Kjo dërgon një sinjal politik shumë negativ” – tha Borrell.

Sido që të jetë, kryeministri Albin Kurti krejt vonë mbrëmë vendosi t’i bindet kërkesës së ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier që të shtyjë afatin për 48 orë për gjobitjen rreth targave.

Kur jemi tek Borrelli, njerëzit e Vetëvendosjes zgjodhën të adresojnë edhe ofendime drejt tij. Është Mefail Bajqinovci që  e quaji ‘’vorrel’, duke aluduar në varrin.

Një postim të çuditshëm e bëri edhe Artan Abrashi i Vetëvendosjes, duke përmendur armët dhe si shefi i tij Kurti do vepronte sipas mendjes së tij.

KMDLNJ: Borrelli e Lajçaku u rreshtuan kah Serbia

Sipas KMDLNJ-së, ndërmjetësimi i zyrtarëve evropian, Josep Borell dhe Lajçak nuk ishte aspak i pavarur dhe si i tillë, ata u rreshtuan në anën e Serbisë.

“Marrëveshja për targa midis Kosovës dhe Serbisë nuk përfundoi siç pritej për faktin se kushtëzohej me një kërkesë të papranueshme dhe jonormale për një shtet sovran dhe të pavarur. Ndërmjetësi aspak i pavarur, Joseph Borrell dhe i rreshtuar në mbrojtje të interesit të Serbisë, bashkë me Lajçak, që nga fillimi i “ndërmjetësimit“ deklaroi se Vuçiqi qenka treguar konstruktiv.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi tha se Bashkimi Evropian po tregohet tendencioz me Kosovën.

Ai thotë se zgjidhjet që u ofruan nga shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, vetëm sa i ngritin tensionet.

“Po shihet që Bashkimi Evropian po është shumë tendencioz në raport me neve, deklarata e Borrellit edhe oferta e BE-së është mjaftë tendencioze… Realisht këto janë shumë tendencioze dhe kjo e fundit është e tejkaluar në kuptimin e zgjedhjes së situatës së kësaj marrëveshje… Dhe për këtë arsye mendoj se gjithë kjo, vetëm po kërkohet prolongim pa mundësi zgjidhje. Zgjidhjet çfarë u ofruan nga zotëri Borrell jo që janë zgjidhje, por janë ngritje të tensionit mëtejme”, thekson Ibishi./PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?