“Si me lyp prej qorrit sy”, Shoqata e të Verbërve reagon ndaj gjuhës ofenduese të deputet Bashës

Shoqata e të Verbërve të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të VV’së, Dimal Basha, ku në debatin parlamentar që u diskutua sot për rrymën ai ka përdorur një gjuhë tejet ofenduese ndaj personave të verbër. “Kryeministri tha unë jam i mirëseardhun për ide kreative, kjo është sikur me lyp prej qorrit sy”, tha […]

“Kryeministri tha unë jam i mirëseardhun për ide kreative, kjo është sikur me lyp prej qorrit sy”, tha deputet Basha.

Daut Tishuki nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës, në një prononcim për Periskopin ka dënuar gjuhën fyese të deputetit të VV’së Dimal Basha duke e quajtur si një gjest të ulët nga ana e tij.

“Gjithsesi ne e dënojmë këtë gjuhë, sidomos kur bëhet fjala për deputetë që e përdorin atë terminologji është vërtetë shqetësuese, e dhimbshme. Me të vërtetë kur një deputetë shprehet në atë mënyrë, çka presim ne prej njerëzve të tjerë”.

“Faktikisht ai që përdor kësi lloj terme, bën gjeste të ulëta. Sepse ekziston një terminologji dhe personi që e ka humbur shikimin quhet i verbër e jo me terme të tjera që janë edhe ofenduese”, tha Tishuki për Periskopin.

Ai ka paralajmëruar edhe për një reagim publik ndaj kësaj deklarate.

“Para shumë viteve janë mbajtur tryeza edhe me media për terminologji por kohën e fundit jo. Sepse ka ardhur deri tek një vetëdijesim në shoqëri. Ka pasur edhe në të kaluarën raste të tilla e që ne kemi reaguar menjëherë”, përfundoi Tishuki.

Ndaj kësaj deklarate të deputetit të VV-së, nuk reagoi askush në Kuvend, madje as kryeparlamentari./Periskopi/

Nuk e kontrollon gjuhën deputeti i VV-së: “Si me lyp prej qorrit sy”

Të ngjashme
DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026