Si provoi pushteti përmes gazetares malazeze, bashkëpunëtore e RTK-së, ta rikthente lajmin e rremë: Kush është Tamara Nikçeviç?

Si provoi pushteti përmes gazetares malazeze, bashkëpunëtore e RTK-së, ta rikthente lajmin e rremë: Kush është Tamara Nikçeviç?

Tri ditë pasi u transmetua në televizionin publik, nga RTK sot u kujtuan të dërgojnë pyetje drejt dy drejtorëve të mediave Periskopi dhe Nacionale, lidhur me lajmin shpifës se “gjoja këto dy media kontrollohen dhe paguhen nga Serbia”. Për këtë, një gazetare dhe bashkëpunëtore e RTK Live, e quajtur Tamara Nikçevic ka kërkuar nga Ilir […]

Enis Rrustemi, Periskopi

 

Tamara Nikçeviq – është gazetare malazeze dhe bashkëpunëtore e RTK Live, e cila siç tregon vetë ajo në biografinë e saj, jeton në Beograd të Serbisë.

Gazetarja Nikçeviq është ajo e cila më 5 Dhjetor 2021, kishte pasur fatin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ta priste në zyrën e tij për t’i dhënë intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”.

Për këtë, kishte njoftuar edhe vetë Zyra e Kryeministrit.

Gazetarja malazeze ka një lidhje të fortë me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi, të cilën e ka themeluar Milo Gjukanoviq e që Kurti përmes një videoje e ka përkrahur partinë e Milo’s në zgjedhjet në Mal të Zi.

Tamara është ndër gazetarët e pakta që ka intervistuar Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Kjo e bën edhe më të bindur lidhjen e saj me këtë parti.

Për të kaluar tutje, lidhur me biografinë dhe aktivitetin e saj profesional – nëse kërkojmë emrin e saj në internet – mund të shihni se gazetarja malazeze është e përfshirë në një skandal të madh diplomatik. Si kështu…?

Në pothuajse të gjitha mediat e Malit të Zi, përveç Radiotelevizionit shtetëror, ndër temat më të nxehta, katër vite më parë, ishte konstatimi i gazetares Nikçeviq, se gjoja ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Xhudi Rajzink Rajnke, ka deklaruar në një event privat se Partia Demokratike e Socialistëve po persekuton të krishterët dhe se presidenti i vendit, Millo Gjukanoviq, do të hedh tanket në rrugë pas zgjedhjeve të 30 gushtit”.

Kritikat ndaj saj për mungesë serioziteti profesional dhe qasje amatore ndaj etikës gazetareske erdhën nga adresa të ndryshme, duke përfshirë edhe ambasadën e SHBA-së.

Në reagimin e tyre, konstatimet e gazetares Nikçeviq u vlerësuan si të pabaza dhe që tregojnë për mungesë profesionaliteti të RT në Mal të Zi, i cili duhej të ishte burim i informacioneve dhe jo dezinformatave.

Ndryshe, Periskopi dhe Nacionale në tri ditët e fundit kanë marrë vëmendjen e opionionit kosovar mbi lajmin shpifës të një mediumi boshnjak i quajtur “Slobodna Bosna”.

Ky “lajm”, më pas u transmetua në televizionin publik pa u verifikuar fare dhe pa marrë mendim të palës tjetër në lidhje me këto atakime drejt tyre.

 

Të ngjashme
Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes