Sinjale pozitive rreth gjendjes së Schumacherit

Sinjale pozitive rreth gjendjes së Schumacherit

Vetëm pak ditë pas përvjetorit të 25-të të titullit të parë botëror me Ferrarin, janë shfaqur informacione të reja për gjendjen shëndetësore të legjendës së Formula 1, Michael Schumacher. Lajmet janë thashetheme të përmbledhura nga gazetari francez Stefan L’Hermitte i “L’Équipe”, i cili ka përpjekur të mbledhë çdo të dhënë të besueshme që vjen, drejtpërdrejt […]

Lajmet janë thashetheme të përmbledhura nga gazetari francez Stefan L’Hermitte i “L’Équipe”, i cili ka përpjekur të mbledhë çdo të dhënë të besueshme që vjen, drejtpërdrejt ose tërthorazi, nga familja e ish-pilotit gjerman, burimi i vetëm real në mes të shumë spekulimeve që qarkullojnë prej aksidentit të rëndë të vitit 2013.

“Nuk dimë asgjë specifike,” tha L’Hermitte në një intervistë radiofonike: “Nuk do të thoja se po ia del mbanë, por ndoshta po ia del pak më mirë. Lajmi i vetëm që kemi vjen nga familja e tij.”
Gazetari iu referua edhe një episodi të fundit që ka ngjallur shumë diskutime, një helmetë e firmosur nga Schumacher për një nismë bamirësie.

“Si ia doli ta nënshkruante? A ia mbajti dorën gruaja e tij, Corinna? Nuk ka siguri, por është herën e parë që kemi një shenjë pozitive prej tij, pothuajse një ‘shenjë jete’”, shtoi L’Hermitte.

Sa i përket gjendjes fizike, gazetari nuk dha detaje konkrete: “Me sa duket, ai nuk flet ende dhe nuk është parë të ecë. Bëhet fjalë për dikë që ndoshta ka pak ndërveprim me familjen, edhe pse nuk mund të thuhet se është mirë.”

Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në ski në dhjetor 2013 në Alpet Franceze dhe që prej asaj kohe është nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor në shtëpinë e tij në Zvicër, përcjell tch.

Familja e tij ka ruajtur gjithmonë diskrecion të plotë mbi gjendjen e tij, duke shmangur çdo koment publik./Periskopi/

Të ngjashme
Skandal në Botëror/ Yjet e Turqisë kapen duke tymosur në ballkonin e hotelit, shpërthen “stuhia” në rrjet

Skandal në Botëror/ Yjet e Turqisë kapen duke tymosur në ballkonin e hotelit, shpërthen “stuhia” në rrjet

Nis “ters” Botërori i Anglisë: Hajdutët u marrin këpucët dhe topat, Bellingham me shokë mbeten”zbathur” para ndeshjes me Kroacinë

Nis “ters” Botërori i Anglisë: Hajdutët u marrin këpucët dhe topat, Bellingham me shokë mbeten”zbathur” para ndeshjes me Kroacinë

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit

SHBA e nis Botërorin me goleadë, fiton 4-1 ndaj Paraguait

SHBA e nis Botërorin me goleadë, fiton 4-1 ndaj Paraguait

Zvicra synon fillim të mbarë të Botërorit

Zvicra synon fillim të mbarë të Botërorit

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

Kanada dominon Bosnjën, por merr veç barazim

Kanada dominon Bosnjën, por merr veç barazim

Bosnja shënon golin e parë ndaj Kanadasë

Bosnja shënon golin e parë ndaj Kanadasë

Formacionet zyrtare: Kanada – Bosnja

Formacionet zyrtare: Kanada – Bosnja

Futbollistit ganez i ndalohet hyrja në Kanada, do të humbas ndeshjen e Kupës së Botës

Futbollistit ganez i ndalohet hyrja në Kanada, do të humbas ndeshjen e Kupës së Botës

Courtois e paralajmëron pensionimin nga kombëtarja pas Botërorit

Courtois e paralajmëron pensionimin nga kombëtarja pas Botërorit

Me akreditim të FIFA-s, por pa vizë: Presidenti i futbollit palestinez nuk lejohet të hyjë në SHBA

Me akreditim të FIFA-s, por pa vizë: Presidenti i futbollit palestinez nuk lejohet të hyjë në SHBA