S’ka kuorum: Kuvendi dështon t’i ratifikojë edhe tri marrëveshje ndërkombëtare

Deputetët në seancën e sotme plenare kanë dështuar që t’i votojnë tri marrëveshje ndërkombëtare. Kjo për shkak të mungesës së kuorumit, ku sipas rregullores marrëveshjet e tilla ndërkombëtare duhet të votohen me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit. Ndërkaq, për këto tri marrëveshje kanë votuar 52 deputetë. Në seancë deputetët nuk arritën të miratojnë […]
Deputetët në seancën e sotme plenare kanë dështuar që t’i votojnë tri marrëveshje ndërkombëtare.
Kjo për shkak të mungesës së kuorumit, ku sipas rregullores marrëveshjet e tilla ndërkombëtare duhet të votohen me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit.
Ndërkaq, për këto tri marrëveshje kanë votuar 52 deputetë.
Në seancë deputetët nuk arritën të miratojnë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit.
Po ashtu, nuk ka arritur të votohet as Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Projektligjit për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.












