S’ka Referendum? VV duhet t’i fitojë 80% të votave me postë për të prekur 50-shin

S’ka Referendum? VV duhet t’i fitojë 80% të votave me postë për të prekur 50-shin

Tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta. Ndërkohë ka nisur edhe procesi i numërimit të votave me postë. Periskopi iu sjell atë që po ndodh në rezultatet e përgjithshme nga këto zhvillime.  Çështja më e nxehtë është nëse Vetëvendosje do të arrijë të kalojë 50 përqindëshin […]

Çështja më e nxehtë është nëse Vetëvendosje do të arrijë të kalojë 50 përqindëshin e votave në nivel vendi, kur kanë mbetur për t’u numëruar edhe votat me postë.

Kjo parti politike e përdorte termin e “Referendumit” si zëvendësim për zgjedhjet, duke nënkuptuar kështu se ky referendum nuk do të kalonte nëse do të merrte më pak se 50 për qind të votave.

Çka u arrit në votat me kusht?

VV pati përparim në rezultatin e përgjithshëm nga votat me kusht. Nëse nga rezultatet e votave të rregullta i kishte 47,85 për qind prej 791 mijë e 142 votuesve, ajo u rrit për 0,9 për qind në bazë të votave me kusht, shkruan Periskopi.

Tashmë, kjo parti politike i ka 47,94 për qind të votave të përgjithshme të numëruara.

Numri i votuesve të numëruar – të rregullt dhe parregullt – është plot 820 mijë e 632. Ndërkohë që Vetëvendosje ka marrë 393 mijë e 489.

A mund të arrihet 50 përqindëshi, ose i ashtuquajturi Referendum?

Do të numërohen edhe 56 mijë e 610 fletëvotime me postë. Nëse të gjitha këto janë fletëvotime të vlefshme, e bën numrin e votuesve plot 877,242.

Nëse ky është numri i përgjithshëm i votuesve që morën pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit, atëherë del se Vetëvendosje duhet t’i ketë 438 mijë e 621 vota.

Pra, nga 56 mijë e 610 fletëvotime – edhe nëse të gjitha janë të vlefshme – Vetëvendosje duhet t’i marrë 45 mijë e 132.

Vetëvendosje kësisoj duhet t’i fitojë rreth 80 për qind të votave me postë (79,72%) që të arrijë shifrën e 50 përqindëshin.

Të ngjashme
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, ka të plagosur

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, ka të plagosur

Super gol, Zvicra në epërsi ndaj Bosnje e Hercegovinës

Super gol, Zvicra në epërsi ndaj Bosnje e Hercegovinës

A do të ulen në tavolinë me Kurtin për bisedime?- Flasin nga LDK-ja

A do të ulen në tavolinë me Kurtin për bisedime?- Flasin nga LDK-ja

Muharremi: E turpshme vardisja e një pjese të LDK’së që po i bëhet VV’se për pushtet

Muharremi: E turpshme vardisja e një pjese të LDK’së që po i bëhet VV’se për pushtet

Burrin e Albulena Haxhiut e bën ‘horë’ kushëriri i tij: Mozamakeq për plakun kënd e ka lënë mbrapa, ruaje pak veten

Burrin e Albulena Haxhiut e bën ‘horë’ kushëriri i tij: Mozamakeq për plakun kënd e ka lënë mbrapa, ruaje pak veten

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Trump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

Trump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

Zvicra – Bosnja dhe Hercegovina, Granit Xhaka titullar i padiskutueshëm

Zvicra – Bosnja dhe Hercegovina, Granit Xhaka titullar i padiskutueshëm

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit

Agim Veliu: Për dështimin e LDK-së në zgjedhje përgjegjës Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani – të nis procesi zgjedhor

Agim Veliu: Për dështimin e LDK-së në zgjedhje përgjegjës Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani – të nis procesi zgjedhor

Zbulohet arsyeja pse Leo Messi shpërtheu në lot pas golit me Argjentinën

Zbulohet arsyeja pse Leo Messi shpërtheu në lot pas golit me Argjentinën

Hoti paralajmëron protestë, kritikon Haxhiun për neglizhencë ndaj deklaratave të ShBA-së

Hoti paralajmëron protestë, kritikon Haxhiun për neglizhencë ndaj deklaratave të ShBA-së