SKANDAL: Fitore Pacolli thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që ‘të marrin masa ndaj mediave’

SKANDAL: Fitore Pacolli thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që ‘të marrin masa ndaj mediave’

Deputetja e Vetëvendosjes, znj.Fitore Pacolli, nëpërmjet një fjalimi skandaloz në Kuvend, ka kërkuar nga Kuvendi dhe Qeveria që të ndërmarrin masa ndaj mediave në Kosovë. Fjalitë më poshtë, mund të jenë thirrjet më brutale që kemi dëgjuar ne, e ju lexuar deri tani, si goditje ndaj demokracisë, përkatësisht pavarësisë së mediave. “Edhe si Kuvend edhe […]

Deputetja e Vetëvendosjes, znj.Fitore Pacolli, nëpërmjet një fjalimi skandaloz në Kuvend, ka kërkuar nga Kuvendi dhe Qeveria që të ndërmarrin masa ndaj mediave në Kosovë.

Fjalitë më poshtë, mund të jenë thirrjet më brutale që kemi dëgjuar ne, e ju lexuar deri tani, si goditje ndaj demokracisë, përkatësisht pavarësisë së mediave.

“Edhe si Kuvend edhe si qeveri duhet të marrim masa është se viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa medium kryesore dhe ato online, të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik. Pra, këtu kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe Qeverisë që të marrin masa, dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodhë me funksionimin e medias, me transparencën dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, tha Pacolli, përcjell Periskopi.

Shpresojmë që Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ashtu edhe institucione të tjera relevante rajonale e ndërkombëtare në mbrojtjen e gazetarisë, të reagojnë menjëherë ndaj kësaj pjese skandaloze të këtij fjalimi të deputetes Pacolli.

Kjo deklaratë, është shqetësuese për faktin se shihet si një vazhdimësi e tendencës së pushtetit për t’i goditur mediat, pavarësisht se mediat më të njohura në vend, kanë Redaksi të konsoliduara, janë tatim-paguese të shtetit të Republikës së Kosovës dhe pronësia e tyre nuk është e panjohur (shih Impressumet).

Kujtojmë se Qeveria Kurti, është ndër qeveritë më jotransparente që mediat kanë hasur ndonjëherë. Në shumë ministri, e në shumë figura që mbajnë poste udhëheqëse në shtetin e Kosovës, mediat më prestigjioze në vend, kanë ankesa të vazhdueshme se nuk marrin përgjigje për çështjet që kërkojnë. /Periskopi

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?