Skandal: Mjeku në Prizren pranon rryshfet dhe ushtron dhunë ndaj pacientes që vuante nga ‘Zorra Qorre’

Skandal: Mjeku në Prizren pranon rryshfet dhe ushtron dhunë ndaj pacientes që vuante nga ‘Zorra Qorre’

Si pasojë e dhimbjeve të mëdha të barkut, pacientes me inicialet V.Q iu desh që të kërkonte ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit Këto dhimbje u konstatua se kanë ardhur nga sëmundja e ‘Apendesit’ apo njohur ndryshe si ‘Zorra Qorre’. Për t’u futur në operacion, pacientes iu desh të duronte dhimbjet për disa orë, pasi […]

Këto dhimbje u konstatua se kanë ardhur nga sëmundja e ‘Apendesit’ apo njohur ndryshe si ‘Zorra Qorre’.

Për t’u futur në operacion, pacientes iu desh të duronte dhimbjet për disa orë, pasi kirurgu i cili gjendej në atë kohë në Klinikën Kirurgjike nuk pranonte ta operonte, e gjithë kjo sipas pacientes dhe familjarëve të saj, në kërkim të parave.

Familjarët e pacientes thonë për Indeksonline se u detyruan që t’i jepnin doktorit në fjalë 200 euro, si mundësi për t’u futur në operim.

Përderisa pacientja po rënkonte nga dhimbjet e mëdha, sipas familjarëve britma e pacientes ishte pengesë për doktor Ymerin.

Gjersa pacientja dëgjohet duke qajtur nga dhimbjet, në audion e siguruar nga Indeksonline dëgjohet doktori duke ofenduar me fjalë të ndryshme, ndërsa në një moment e quan atë edhe idiote.

“Punë e madhe që ke dhimbje , mos më shurdho shumë, mos u bë idiote, shuj. Ik aty majmun, se po ta dho një shuplakë. Stë vjen marre , shuj, mbylle gojën, mbylle”, ishin vetëm disa prej fjalëve që doktori i tha pacientes.

Dikush që qëndronte në dhomën e njëjtë nuk ka hezituar që të incizojë atë përderisa po ofendonte pacienten V.Q.

Indeksonline ka kontaktuar edhe kirurgun në Spitalin e Prizrenit,Rrahim Ymeri.

Ai ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke thënë se janë pallavra.

“Çfarë video bre s’ka unë jam i moshuar po çfarë video. Pallavra janë ato , pallavra”, ishin fjalët e doktorit i cili fliste me zë të lartë dhe në fund e mbylli telefonin.

Indeksonline ka siguruar edhe dokumentacionin që tregon datën e shtrirjes së pacientes, daljen e saj, dhe gjendjen në të cilën ajo ishte dërguar në Klinikën Kirurgjike të Spitalit të Prizrenit.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot