Skandal në Agjencinë e Ushqimit: Fabrika 8 milionëshe përfundon te operatori që u regjistrua 5 ditë pas shpalljes së tenderit

Skandal në Agjencinë e Ushqimit: Fabrika 8 milionëshe përfundon te operatori që u regjistrua 5 ditë pas shpalljes së tenderit

Fabrika për përpunimin e mbetjeve shtazore, që i ka kushtuar Kosovës mbi 8 milionë euro, e që nuk ka punuar asnjë ditë, i është dhënë për shfrytëzim në mënyrë të dyshimtë një operatori ekonomik. Asetet milionëshe, pajisjet përcjellëse, kamionët, prona dhe makineria iu dhanë një kompanie ekonomike vetëm 5 ditë pasi Agjencia e Ushqimit dhe […]

Nga Blerta Agushi

Periskopi në vazhdim iu sjell detajet e këtij skandali…

Më 18 shtator 2024, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, që funksionon nën ombrellën e Ministrisë së Bujqësisë shpalli thirrje publike për dhënien nën menaxhim të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore që taksapaguesve iu ka kushtuar mbi 8 milionë euro.

Në mënyrë skandaloze, vetëm 5 ditë më pas, më 23 shtator 2024, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve regjistrohet kompania që më vonë do të shpallej fituese e këtij tenderi: LIP KS & IT SH.P.K..

Një kompani e “sapolindur”, me kapital prej vetëm 10 mijë euro dhe vetëm 5 punëtorë, u zgjedh për të menaxhuar një investim prej miliona eurosh.

Nuk mbaron me kaq.

Nga të gjeturat dhe dokumentet që i ka siguruar Periskopi, rezulton se pronarët kryesorë të konsorciumit janë Naser Maloku dhe kompania italiane, LIPITALIA 2000 S.P.A, secili me nga 40% të aksioneve, ndërsa kompania e tretë është ARCHES BAU, me 20% të aksioneve.

Kapitali total i dy aksionarëve kryesorë është vetëm 8 mijë euro.

Ndërsa kompania ARCHES BAU ishte regjistruar vetëm një muaj para shpalljes së tenderit, më 8 gusht 2024, dhe aktiviteti i saj kryesor është ndërtimi i objekteve banesore, që nuk ka asnjë lidhje me përpunimin e mbetjeve shtazore.

Ndërkohë, kompania LIPITALIA 2000 S.P.A nuk figuron e regjistruar në Kosovë, të paktën sipas kërkimeve në ARBK, gjë që hedh dyshime serioze mbi fituesit e këtij projekti.

Periskopi e ka kontaktuar njërin nga pronarët Naser Malokun për ta pyetur për këtë kontratë që e kanë fituar , por ai është përgjigjur shkurt: “Ani shkoni atje i keni të gjitha”.

Tenderi i fituar me shpejtësinë e dritës, kriteret e dyshimta dhe fshehja e marrëveshjes

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e ka publikuar shpalljen në ueb-faqe për të gjithë operatorët ekonomik më datën më 18 shtator 2024, mirëpo emrin e fitues nuk e ka publikuar. Kjo agjenci nuk i ka përdorur kriteret e njëjta të transparencës edhe me fituesin, duke e mbajtur të fshehur nga opinioni.

Periskopi merr vesh nga burime brenda Ministrisë së Bujqësisë se kontrata është duke u mbajtur fshehur qëllimisht nga mediat dhe publiku, duke lindur dyshime për favorizime të një operatori ekonomik që është regjistruar në ARBK, 5 ditë pasi ka dal shpallja publike.

Përkundër që në përshkrim është kontratë publike, ajo nuk gjendet në webfaqen e Agjencisë e as të Ministrisë së Bujqësisë.

Madje, as nuk dihet për sa vite është dhënë në shfrytëzim kjo fabrikë që i ka kushtuar shtetit mbi 8 milionë euro.

Në specifikat thuhet se fillimi do të jetë ditën e nënshkrimit të kontratës “dhe do të përfundoj varësisht prej viteve të cilat caktohen gjatë negocimit mes OE dhe AK”.

Një shpallje që kërkon një operator që ka punuar në këtë drejtim, por njëri nga aksionarët është kompani ndërtuese, duke rënë në kundërshtim me kriteret publike që i ka shpallur Agjencia e Ushqimit.

13-15 milionë euro kërkohet të kenë qarkullim në një vit fiskal për fituesin në fushën përkatëse, mirëpo është i themeluar vetëm 5 ditë pas shpalljes së thirrjes publike.

Sipas This is an embedded Microsoft Office document, powered by Office.">njoftimit, më 2 tetor të 2024 mbyllet afati për pranimit e ofertave dhe takimi për hapjen e tenderëve nuk do të jetë publik.

Me këtë jo transparencë përfundon thirrja publike, për t’u dhënë në shfrytëzim një aset i Kosovës që ka kushtuar më shumë se 8 milionë euro dhe i është dhënë një operatori ekonomik që u regjistrua në ARBK, 5 ditë pasi shteti  shpalli tenderin. /Periskopi/

Të ngjashme
GOOOOL! Malisheva shënon ndaj Hibernianit

GOOOOL! Malisheva shënon ndaj Hibernianit

Irani kërcënon Bullgarinë, NATO: Jemi gati ta mbrojmë

Irani kërcënon Bullgarinë, NATO: Jemi gati ta mbrojmë

Vdes një 19 vjeçar nga Malisheva, dyshohet se u vetëaksidentua me motoçikletë

Vdes një 19 vjeçar nga Malisheva, dyshohet se u vetëaksidentua me motoçikletë

Trump: Arabia duhet ta njohë Izraelin që të arrihet marrëveshja bërthamore

Trump: Arabia duhet ta njohë Izraelin që të arrihet marrëveshja bërthamore

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij

U siguronin dokumente personave që kërkoheshin ndërkombëtarisht, tre të arrestuar në Prishtinë

U siguronin dokumente personave që kërkoheshin ndërkombëtarisht, tre të arrestuar në Prishtinë

Kosova importoi mallra me vlerë mbi 112 milionë euro nga Serbia për gjashtë muaj – gruri dhe misri ndër produktet kryesore

Kosova importoi mallra me vlerë mbi 112 milionë euro nga Serbia për gjashtë muaj – gruri dhe misri ndër produktet kryesore

Ushtarë moldavë nisen drejt Kosovës për një mision të ri në KFOR

Ushtarë moldavë nisen drejt Kosovës për një mision të ri në KFOR

De la Fuente: Nuk e pashë sërish finalen, por ishim shumë më të mirë se kundërshtari

De la Fuente: Nuk e pashë sërish finalen, por ishim shumë më të mirë se kundërshtari

Hodhi ujë drejt Edi Ramës, deputeti i PD’së Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Ky është personi që dyshohet se u vra në oborrin e stanit në Strellc të Deçanit

Ky është personi që dyshohet se u vra në oborrin e stanit në Strellc të Deçanit

Prokuroria deklarohet për ngjarjen tragjike në Deçan, ku dyshohet se djali vrau babain

Prokuroria deklarohet për ngjarjen tragjike në Deçan, ku dyshohet se djali vrau babain