SKANDAL: Rozeta Hajdari shkollon me 12 mijë euro Sekretarin e Ministrisë – paratë u morën nga kredia e shtetit për bizneset prodhuese

SKANDAL: Rozeta Hajdari shkollon me 12 mijë euro Sekretarin e Ministrisë – paratë u morën nga kredia e shtetit për bizneset prodhuese

Një konflikt i ashpër shpeshherë zhvillohet në mes të sekretarëve e ministrave në Qeverinë e Kosovës. Por kështu s’ka ndodhë me ministren Rozeta Hajdari. Periskopi merr vesh se Ministria ka favorizuar sekretarin Irfan Lipovica, duke i ndarë para – më saktësisht 12 mijë euro për shkollim të nivelit master. Paratë janë marrë nga projekti CERP, […]

Irfan Lipovica, zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është favorizuar nga ministrja Rozeta Hajdari.

Atij i është aprovuar një shumë e parave të ministrisë për t’ia paguar shkollimin master në RIT Kosova (AUK). Ky institucion i arsimit të lartë në Kosovë është i vetmi që lëshon diploma amerikane.

Burime të besueshme të Periskopit, kanë bërë të ditur se paratë e ndara për shkollimin e sekretarit, nuk janë të ndonjë fondi për ngritjen e kuadrove profesionale të ministrisë, por të projekti CERP –  për të cilin projekt Qeveria ka marrë kredi për të përkrahur bizneset prodhuese.

“Sekretarit i është aprovuar nga ministrja Rozeta Hajdari një trajnim në fund të vitit të kaluar, mirëpo ky trajnim ka rezultuar se ishte shkollimi Master në RIK-AUK dhe për të cilin shkollim është bërë kontrata nga MINT me fakultetin RIT-AUK në vlerë 12.000 euro dhe këto mjete janë paguar nga projekti CERP për të cilin projekt Qeveria ka marr kredi për të përkrahur bizneset prodhuese. Kësti i parë i pagesës në vlerë prej 4000 euro është paguar nga projekti për shkollimin master”, ka bërë të ditur për Periskopin burimi i mirë informuar nga ministria.

Lidhur më këtë çështje, Periskopi i ka dërguar pyetje ministres Hajdari para disa ditëve, por s’kemi pasë ndonjë përgjigje deri në momentin kur po e publikojmë këtë lajm.

Periskopi pyeti edhe bashkë-protagonistin tjetër të temës tonë, zotin Irfan Lipovica.

Ai na tha shkurt se ‘nuk është bash qashtu’, e më pas na sugjeroi t’i nisnim pyetje në e-mail.

Nuk është bash qashtu, sikur po thoni, por m’i dërgoni pyetjet në e-mail dhe u përgjigjëm”, ka thënë Lipovica.

Meqë sipas Lipovicës, puna nuk ishte ‘bash qashtu’, Periskopi i nisi pyetje në e-mail, për të parë pra se si ishte puna nëse jo ‘bash qashtu’.  Por, nuk morëm përgjigje.

Zyrtarët e lartë publik janë të detyruar që të bëjnë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit -AKK.

Nga pozita e sekretarit, Lipovica për herë të fundit e ka deklaruar pasurinë më 23.03.2021.

Tek rubrika “detyrimet financiare ndaj personave juridik dhe fizik”, pati shkruar se ka detyrime në vlerë prej 12 mijë eurove ndaj RIT Kosova.

Qëllimi i detyrimit është shënuar që janë studimet me kohëzgjatje deri në fund të vitit 2021. Ky detyrim nuk ekziston në formularin e vitit 2020.

Me të ardhur në krye të MTI-së në vitin 2011, Mimoza Kusari -Lila e kishte emëruar Irfan Lipovicën si Drejtor të Departamentit të Turizmit.

Këtë pozitë e ka mbajtur prej 2011-tës deri në vitin 2020.

Postin e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari e kishe marrë në vitin 2020 në Qeverinë Kuri -I dhe Lipovicën e kishte emëruar menjëherë U.D të Sekretarit.

Tash pozita e tij quhet: Zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm.

Implementimi i Projekti CERP, nga i cili i janë paguar studimet sekretarit, ka nisur në dhjetor të vitit 2018, për të cilin ishte thënë se ka një afat kohorë prej 5 viteve. Pra deri në dhjetor 2023.

Para pak ditësh është raportuar se, Nermin Pakashtica, motra e gruas së Taulant Kurtit, vëllaut të kryeministrit Albin Kurti, është zgjedhur fituese e një konkursi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, të financuar nga Banka Botërore. Pra, bëhet fjalë për një projekt të financuar nga fondet e projektit CERP

MINT është përgjegjëse për Implementimin  e Projektit të Konkurueshmerisë dhe Gatishmërisë për Eksport (CERP), 14,3 milionë euro, i financuar me hua – kredi të butë nga Banka Botërore. Qëllimi i projektit CERP është të mbështesë certifikimin e produkteve për tregjet e eksportit, të forcojë kapacitetin e Bizneseve të orientuara kah eksporti,  dhe të përmirësojë Konkurrueshmërinë e tyre. Më pas, projekti është ristrukturuar për t’iu përgjigjur nevojave në ndryshim të NMVM-ve, si rezultat i situatës së krijuar  me COVID-19.

Projekti CERP përbëhet nga dy komponente: Nën komponenti 1.1: Mbështetja e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) për të përmirësuar Konkurrueshmërin dhe  gatishmërinë për eksport (10,4 milionë euro) nëpër mes  Programit të Granteve të Përputhshme (PGP).

Nën komponenti 1.2:  Reformimi i sistemit të inspektimeve të bizneseve. /PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?