Skandali me ushqimin e FSK-së, Kadrijaj: Shemsi Syla e Enver Dugolli kanë dorë në këtë punë

Skandali me ushqimin e FSK-së, Kadrijaj: Shemsi Syla e Enver Dugolli kanë dorë në këtë punë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është ftuar të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ai është ftuar në këtë komision me propozim të deputetit të LDK-së, Anton Quni në lidhje me shërbimet e ushqimit dhe largimin e ushtarëve të FSK-së, shkruan Periskopi. Periskopi merr vesh nga burimet e veta se Maqedonci ende […]

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është ftuar të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ai është ftuar në këtë komision me propozim të deputetit të LDK-së, Anton Quni në lidhje me shërbimet e ushqimit dhe largimin e ushtarëve të FSK-së, shkruan Periskopi.

Periskopi merr vesh nga burimet e veta se Maqedonci ende nuk e ka pranuar ftesën, dhe si rrjedhojë nuk është caktuar data.

Ka tash e disa ditë që në media është zbuluar skandali i tenderit për përgatitjen e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kompania e cila aktualisht ka tenderin për ushqim për ushtarët e FSK-së, kishte kontratë deri më 30 shtator të këtij viti.

Kontrata e re për ushqim nuk është nënshkruar ende dhe si rrjedhojë, për ushtarët e Kosovës po përgatitin ushqim kuzhinierët e huazuar nga Mensa e Studentëve në Prishtinë dhe nga kuzhinierët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje, Periskopi ka kontaktuar deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.

Kadrijaj tha për Periskopin se dorë në këtë çështje kanë zëvendësministri Shemsi Syla dhe anëtari i komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli.

Ajo tha se zëvendësministri Syla është ndër akterët kryesor në lidhje me tenderin dhe fshehjen e tij.

“Shemsi Syla ka tentu me fsheh por shpejt doli në pah. Këtu ka dorë bashkë me anëtarin e komisionit Enver Dugollin”, u shpreh ajo.

Ndër të tjerash, deputetja e AAK-së krejt këtë ngjarje e lidhi edhe me dorëheqjen e ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Sipas Kadrijajt, del se Mehaj nuk ka dhënë dorëheqje për shkaqe personale, por për shkak të shantazhit dhe trysnisë që ka pasur si ministër.

“Gjërat po dalin në shesh se dorëheqja ose shkarkimi i ish-ministrit Armend Mehaj nuk ka qenë për arsye personale po për shkak të shantazhit që e ka pasur si ministër”, përfundoi deputetja Kadrijaj./PERISKOPI/

Të ngjashme
Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi