Skandali zgjedhor në Prizren: Djali i Nait Hasanit i arrestuar, mijëra vota dyshohet se u vodhën nga një kandidat te tjetri – Ja sa mund të dënohen

Skandali zgjedhor në Prizren: Djali i Nait Hasanit i arrestuar, mijëra vota dyshohet se u vodhën nga një kandidat te tjetri – Ja sa mund të dënohen

Ajo që po zbulohet në Prizren nuk është më thjesht shkelje zgjedhore, por një skemë e organizuar që ka goditur rëndë demokracinë. Rreth 100 zyrtarë janë shoqëruar në Polici për dyshime serioze për manipulim të votave. Hetimet e fundit nga Prokuroria e Prizrenit, hedhin dritë mbi një fenomen skandaloz: transferim, për të mos thënë ende […]

Në këtë kontekst, sipas lajmeve të fundit, Fetah Paçarizi dhe Nait Hasani rezultojnë të jenë kandidatët kampion që mbajnë “rekordin” për humbje votash – një fakt që ngre dyshime të rënda mbi atë se çfarë ka ndodhur realisht në kutitë e votimit. Madje, nga raportimet në media, djali i Nait Hasanit, Art Hasani, dyshohet se është në mesin e të arrestuarve në aksionin e gjerë të Prokurorisë Themelore në Prizren kundër keqpërdorimit të votave.

Ky “rekord” nuk është statistikë e zakonshme zgjedhore, por sinjal alarmi për manipulim brutal, që sipas dyshimeve, është realizuar përmes njerëzve të vendosur brenda vetë mekanizmit zgjedhor: komisionerë, zyrtarë dhe përgjegjës të procesit të numërimit.

Ndërkohë, emra të lidhur drejtpërdrejt me këtë skandal po dalin gjithnjë e më shpesh në sfond, duke e forcuar bindjen se vjedhja e votës nuk ka qenë “aksident”, por strategji.

Në një pronocim për Periskopin, avokati Ardian Bajraktari, ka treguar se çka parasheh ligji kur kemi të bëjmë me elemente të veprës penale “falsifikim i rezultatit zgjedhor”.

“Me aq sa kemi parë, kemi të bëjmë me elemente të veprës penale të falsifikimit të rezultatit zgjedhor të përcaktuar me nenin 216 të Kodit Penal. E, kur kjo vepër kryhet nga persona që veprojnë në kapacitete zyrtare, sic janë anëtarët e komisioneve zgjedhore, atëherë shkalla e ndëshkueshmërisë mund të shkojë deri në pesë (5) vite. Mirëpo, mendoj se procesi hetimor duhet të shkojë përtej antarëve sepse jam i bindur se duhet të përfshihen edhe persona të tjerë. Sepse, kjo në instancën e fundit është tentativë për me deviju vullnetin e qytetarëve në zgjedhje. Prandaj, është përgjegjësi e organeve të ligjit që gjithë ata persona që kanë tentu me deviju vullnetin e qytetarëve t’i vendosin para drejtësisë, në mënyrë që kjo të jetë një mesazh i qartë për të gjithë ata që të ruhet procesi zgjedhor dhe qytetarët të kenë besim se vota e tyre shkon aty ku e vlerësojnë dhe e hedhin dhe asessi të mos ketë mundësi që ajo të shkojë diku tjetër ku për arsye të ndryshme mund të vendosin një kategori e caktuar në një vend”, tha Bajraktari për Periskopin.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren aktualisht ende janë duke ndërmarrë aksione për manipulim votash.

Deri më tani është konfirmuar edhe për një komisioner të arrestuar nga partia e Emilja Rexhepit. /Periskopi/

Aksioni për arrestimin e hajnave të votave, flasin nga Prokuroria Themelore e Prizrenit

Të ngjashme
Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës

Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

Gjashtë kontrata aktive dhe miliona dollarë: Kush po lobon në SHBA nga Serbia dhe pse?

Gjashtë kontrata aktive dhe miliona dollarë: Kush po lobon në SHBA nga Serbia dhe pse?

Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, një litër 1.72

Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, një litër 1.72

Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

Aksidenti me fatalitet në Vragoli dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia, viktima shtetas i Shqipërisë

Aksidenti me fatalitet në Vragoli dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia, viktima shtetas i Shqipërisë

Këto vende mbesin pa rrymë sot e nesër

Këto vende mbesin pa rrymë sot e nesër

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua

Deklaratat e pushtetit për gjyqtarët e prokurorët serbë e sjellin urgjentisht në Prishtinë Emisarin e dialogut

Deklaratat e pushtetit për gjyqtarët e prokurorët serbë e sjellin urgjentisht në Prishtinë Emisarin e dialogut

Moti sot me diell e vranësira, maksimalja deri në 26 gradë

Moti sot me diell e vranësira, maksimalja deri në 26 gradë

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

IHMK: Mesatarja mujore e temperaturave gjatë korrikut në Kosovë është 21.4 gradë Celcius

IHMK: Mesatarja mujore e temperaturave gjatë korrikut në Kosovë është 21.4 gradë Celcius

Çitaku: Në takimin e Hamzës me Kurtin s’ka pasur fare hapësirë për diskutim

Çitaku: Në takimin e Hamzës me Kurtin s’ka pasur fare hapësirë për diskutim