Skandaloze: Ministria e Pecit krijoi komision ilegal që me një laps kimik vendoste kush merr grante e kush jo (DOKUMENT)

Skandaloze: Ministria e Pecit krijoi komision ilegal që me një laps kimik vendoste kush merr grante e kush jo (DOKUMENT)

Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, është thelluar me skandale rreth përfituesve të granteve. Pas një sërë hulumtimesh të Periskopit në këtë Ministri, dyshohet për një skemë të organizuar rreth këtyre granteve. Enis Rrustemi, Periskopi Të thirrur në Udhëzime Administrative, e në nene me pika të cilat NUK EKZISTOJNË fare, dyshohet se […]

Enis Rrustemi, Periskopi

Të thirrur në Udhëzime Administrative, e në nene me pika të cilat NUK EKZISTOJNË fare, dyshohet se është krijuar një Komision ilegal/paralel për të përzgjedhur se kush fiton grante, e kush jo.

Në themelimin e këtij Komisioni – të referuar si ‘Grupi vlerësues’ – është i përfshirë zv.Drejtori i DMPZHR’së, Arban Hoxha.

Periskopi në bazë të e-mail(it) të siguruar, është gjetur edhe mënyra se si zv.Drejtori Arban Hoxha, obligon të gjitha grupet tjera vlerësuese të aplikacioneve, t’ia dorëzojnë dosjet me letrën e informimit për miratimin e granteve, grupit të themeluar nga ai.

Në këtë e-mail thuhet ndër të tjera; Në Letër-informimi për miratimin e projektit, Grupi vlerësues do t’u bjerë me laps kimik investimeve të cilat refuzohen. Investimi e refuzuara do të miratohen nga zv.Drejtori i DMPZHR, i cili do të vendosë nënshkrimin e tij anash çdo investimi të refuzuar.

Të gjitha këto vendime të zv.Drejtorit Hoxha, obligohen që të respektohen në terësi.

Skandali i gjithë kësaj është se, ky Grup vlerësues që bën vlerësimim përfundimtar u thirr në një Udhëzim Administrativ i cili nuk ekziston fare.

Ja çka thuhet në e-mail:

Ky Grup do të shqyrtoj të gjitha letrat e informimit për miratimin e projektit dhe duke u bazuar në dispozitat e lartcekura dhe në vlerësimin e tyre profesional ka për obligim që t’i refuzoj ato investime që janë në kundërshtim me UA 14/2023 neni 7, pikat 1.10 dhe 1.11.

Nëse hyjmë në këtë Udhëzim Administrativ 14/2023 të MBPZHR’së dhe shkojmë tek neni 7, aty nuk ekzistojnë pikat 1.10 dhe 1.11 për të cilat është thirrur që të veprojë ky Grup vlerësues.

 

Ndryshe, ky Grup vlerësues i themeluar nga Hoxha ka këtë përbërje:

1. Zekeria Loku
2. Majlinda Osmani
3. Luarza Muhadri

Vlen të theksohet se zv.Drejtori i DMPZHR, Arban Hoxha, i cili është emëruar nga Peci, del të jetë një militant i kahmotshëm i Lëvizjes Vetëvendosje.

/Periskopi/

Thellohet skandali: Granti 100 mijë eurosh i këshilltarit të Pecit del të jetë me shkelje flagrante të Udhëzimit Administrativ

Pas skandaleve të mëdha, Ministria e Pecit detyrohet t’i publikoj emrat e përfituesve të granteve

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?