Skandaloze: Për një maskë policia rrahë qytetarin në qendër të Prishtinës në sy të fëmijëve

Skandaloze: Për një maskë policia rrahë qytetarin në qendër të Prishtinës në sy të fëmijëve

Në Ligjin për luftimin e sëmundjeve ngjitëse dhe pandemive janë të qarta kompetencat dhe mandatet ligjore, duke përfshirë edhe ndëshkimet për personat që nuk i përfillin masat e nxjerra. Një ndër to është gjoba në rast se nuk e mbani maskën, shkruan Periskopi.

Një video që e posedon Periskopi, shihet teksa disa policë të Kosovës ushtrojnë dhunë fizike ndaj një burri ku sipas informatave jo zyrtare, bëhet fjalë për mos mbajtjen e maskës.

Në video shihet se burri rrahet në prani të fëmijëve dhe të një gruaje.

 

Shpërndaje në: