SKANDAL: Ish i burgosuri për korrupsion emërohet drejtor i Zyres Ligjore në Ministrinë e Mbrojtjes

SKANDAL: Ish i burgosuri për korrupsion emërohet drejtor i Zyres Ligjore në Ministrinë e Mbrojtjes

Në vitin 2019, Gjykata e Prishtinës e kishte shpallur fajtor dhe e kishte dënuar me një vit burgim Avdylkadër Muçajn, që akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare duke qenë drejtor i Departamentit Ligjor dhe të Licencimit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave [ARH]. Por, ai së fundi është transferuar në Zyren Ligjore në Ministrinë e Mbrojtjes […]

Ai ishte dënuar pasi u konsideruar që kundërligjshim i kishte sjellë përfitime operatorit të vetëm pulik dhe monopolist “Trainkos” duke e dëmtuar kompaninë “Railtrans” me vlerë prej 1.2 milionë eurosh.

Prokuroria kishte konsideruar që Muçaj kishte lëshuar një vendim që ka të bëj me revokimin e licencës për transport hekurudhor të mallrave për ndërmarrjen “RailTrans”.

Aktakuza ndaj tij ishte ngritur në tetor të vitit 2015.

Por, si duket as ky dënim me burgim për korrupsion nuk mjaftoi që Avdylkadër Muçaj të mos ulej në një pozitë kaq të rëndësishme shtetërore.

Periskopi ka dërguar pyetje në Ministrinë e Mbrojtjes për të konfirmuar një lajm të tillë, dhe kjo ishte përgjigja:

“Sipas Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik, neni 52 Ministria e Mbrojtjes ka bërë  plotësimin e përkohshëm, përmes transferit për një periudhë deri në gjashtë (6) muaj, pozitën e Drejtorit të Departamentit Ligjor, me z. Avdylkader Muqaj, i cili ka qenë Drejtor Ligjor në Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave.” – ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie, Ibrahim Shala, Periskopit.

Muçaj ka zëvendësuar në këtë detyrë Krenare Sogojeva Dermakun e cila ishte emëruar nga Qeveria Kurti para pak ditësh në pozitën e Komisioneres së Agjencisë së Privatësisë.

Për më shumë nga rasti i tij gjyqësor mund të lexoni në vegëzën e Kallxo. 

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës