Skllavëria në Viva Fresh: Punëtori tjetër rrëfen si punon jashtë orarit dhe pa pushim

Skllavëria në Viva Fresh: Punëtori tjetër rrëfen si punon jashtë orarit dhe pa pushim

Kallëzimet në kushte anonimiteti në portalin Periskopi vazhdojnë përditë pas raportimit të javës së kaluar mbi kushtet e punës në marketin Viva Fresh Store. Shumë të tjerë kanë thënë që njësoj mbetet edhe në qendra tjera tregtare.

Punëtori i restorantit të VIVA Fresh thotë që “të gjitha atë që i postuam janë të vërteta dhe se punëtorët nuk kanë asnjë ditë pushimi në dy javët e fundit të dhjetorit”. Veç kësaj se këta punëtorë do të duhet të punojnë nga 12 orë në ditë deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai thotë që edhe stafi i restorantit detyrohet të punojë 9 orë në ditë pa pushim javor.

Ende nuk ka ndonjë masë nga inspektorati i punës për rastet e raportuara deri më tash. /Periskopi

Shpërndaje në: