“S’mundemi me iu kthy përgjigje” – Heshtja e pushtetit për “votën e vjedhur” në Kuvend

“S’mundemi me iu kthy përgjigje” – Heshtja e pushtetit për “votën e vjedhur” në Kuvend

Një skandal e ka kapluar Kuvendin e Kosovës më 7 mars, ku Qeveria Kurti e solli në seancë Projektligjin për tekste shkollore. Për të kaluar një i tillë, ligji e parasheh të marrin pjesë 61 deputetë. Megjithatë, ashtu siç po aludon deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, duket se në atë ditë, në Kuvend kanë marrë […]

Enis Rrustemi – Periskopi

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, më 9 prill publikoi një video në profilin e tij në Facebook, ku akuzon Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes dhe Qeverinë për “vota të vjedhura në Kuvend”.
Kastrati ka thënë se Projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga partia kryesore në pushtet duke thënë se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë.

“Miq, ndodhi edhe kjo. VV vjedhi vota në kuvend. Projekt-ligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga VV. Në momentin e votimit qartazi shihet se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë. Edhe vet kryetari Glauk Konjufca në seancë hodhi dyshime nëse kishte vota të mjaftueshme për të kaluar ky projektligj. Në këto pamje dallohet qartë se në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 ligjvënës, por numri i tyre është saktësisht 60 që nënkupton mos plotësimin e kushtit ligjor për t’u konsideruar një votim i rregullt.Pavarësisht kësaj shkelje ligji u konstatua si i votuar”, tha deputeti Kastrati ndër të tjera.

Periskopi të enjten ka dërguar pyetje drejt Administratës së Kuvendit, megjithatë deri në publikimin e këtij shkrimi të njëjtit nuk janë përgjigjur, pavarësisht se e konfirmuan se kanë pranuar e-mailin.

Periskopi ka telefonuar edhe nënkryetaren e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Saranda Bogujevci, ku fillimisht u lajmërua asistentja e saj duke na premtuar se do të kthej përgjigje në lidhje me këtë. Pas disa orësh, e njëjta na tha “po më vjen keq, po nënkryetarja nuk mundet me iu kthy përgjigje”.

Gjatë ditës së sotme, Periskopi ka tentuar të flas edhe me shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilën, por e njëjta nuk i është përgjigjur telefonatës.

Teksa, Kryetari i Komisionit për Legjislacion, i cili njëherësh është edhe deputet i LVV-së, Adnan Rrustemi, na tha që t’i dërgojmë pyetje me shkrim. Pasi i dërguam pyetjet, i njëjti deri në publikimin e këtij teksti nuk është përgjigjur.

Se çfarë do të ndodhë me Projektligjin që dyshohet se kaloi në Kuvend me 60 vota, mbetet të shihet në vazhdim…/Periskopi/

Të ngjashme
Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim