Sondazh: Ilir Meta vlerësohet si presidenti më i keq i gjithë historisë, e duan veç 2.9% e shqiptarëve

Sondazh: Ilir Meta vlerësohet si presidenti më i keq i gjithë historisë, e duan veç 2.9% e shqiptarëve

Ilir Meta nuk merr ndonjë vlerësim të mirë në mandatin e tij si president nga qytetarët shqiptarë. Barometri i publikuar në Euronews Albania tregon se 73% e të pyeturve e vlerësojnë negativisht punën e tij në këto 5 vjet. Po ashtu Meta vlerësohet negativisht edhe për qëndrimin e tij në lidhje me Gjykatën Kushtetuese nga […]

Po ashtu Meta vlerësohet negativisht edhe për qëndrimin e tij në lidhje me Gjykatën Kushtetuese nga rreth 66% e qytetarëve.

Vlerësim negative marrin edhe qëndrimet e tij për Teatrin Kombëtar (64,4%), ndaj Ambasadës amerikane (73%) dhe zgjedhjet lokale të 2019-ës (75%).

Negativ e shohin shqiptarët qëndrimin e Metës edhe ndaj opozitës (68,3%) dhe mazhorancës (73,9%).

Vetëm një në dhjetë shqiptarë e shohin pozitiv qëndrimin e Ilir Metës lidhur me Teatrin Kombëtar (11,3%) opozitën (11,4%) dhe mazhorancën (9,2%).

Gjetjet janë të anketës së barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar në datat 25 Prill – 5 mars me 1000 intervista ballë për ballë.

Presidenti më i vlerësuar nga shqiptarët, në 30 vitet e fundit, është Alfred Moisiu i cili ka marrë votën e 31,7% të të pyeturve të sondazhit të Euronews Albania.

Pas tij, më i vlerësuari nga presidentët që ka pasur vendi gjatë demokracisë është Bamir Topi (17,9%), e më pas Rexhep Mediani (16%), Sali Berisha (11,8%), Bujar Nishani (7,7%) dhe në fund është presidenti aktual Ilir Meta (2,9%).

Thuajse 90% e shqiptarëve mendojnë se Ilir Meta nuk duhet të propozohet nga opozita për t’u rizgjedhur si president i republikës për një mandate të dytë. Më pak se 4% duan që opozitë të propozojë Metën për president.

Tre në pesë shqiptarë (59,6%) nuk duan rikthimin e ilir Metës as në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një në pesë shqiptarë (19,6%) janë dakord që Meta të rikthehet kryetar i LSI dhe po aq (20,8%) janë qytetarët që nuk kanë as mendim pozitiv dhe as negativ për rikthimin e Metës kryetar i LSI.

Të ngjashme
Numërimi i votave për kandidatët, Ardian Gjini e kalon Ramush Haradinajn në listën e AAK-së

Numërimi i votave për kandidatët, Ardian Gjini e kalon Ramush Haradinajn në listën e AAK-së

Numërohen 10% e votave, 10 më të votuarit e LDK-së

Numërohen 10% e votave, 10 më të votuarit e LDK-së

Kandidatët më të votuar të PDK-së, pas 9% të votave të numëruara

Kandidatët më të votuar të PDK-së, pas 9% të votave të numëruara

Numërohen 9% e votave, 10 më të votuarit e LVV

Numërohen 9% e votave, 10 më të votuarit e LVV

Mbi 7% e votave të numëruara, ka ndryshime në top 10-shen e PDK-së

Mbi 7% e votave të numëruara, ka ndryshime në top 10-shen e PDK-së

Numërohen rreth 6% e kutive, dhjetëshja e parë e LDK-së “rrit” diferencën

Numërohen rreth 6% e kutive, dhjetëshja e parë e LDK-së “rrit” diferencën

Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në pikën kufitare në Bërnjak

Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në pikën kufitare në Bërnjak

Çfarë është 'Ishulli Kushner' dhe pse po protestojnë shqiptarët për të?

Çfarë është 'Ishulli Kushner' dhe pse po protestojnë shqiptarët për të?

BE mesazh Kurtit dhe liderëve të partive politike:  Koha për kompromis dhe institucione stabile

BE mesazh Kurtit dhe liderëve të partive politike: Koha për kompromis dhe institucione stabile

Dalin rezultatet e para për kandidatët, kush janë më të votuarit në AAK

Dalin rezultatet e para për kandidatët, kush janë më të votuarit në AAK

Kjo është 10-shja më e votuar e LDK-së deri më tani

Kjo është 10-shja më e votuar e LDK-së deri më tani

Dalin rezultatet e para për kandidatët, kush janë top 10 më të votuarit në PDK

Dalin rezultatet e para për kandidatët, kush janë top 10 më të votuarit në PDK

Kjo është 10-shja më e votuar e VV’së deri tani

Kjo është 10-shja më e votuar e VV’së deri tani