Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të Kosovës

Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të Kosovës

Seancat inauguruese në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës do të mbahen sot, duke filluar nga ora 11:00. Këto seanca shënojnë fillimin e mandatit të kryetarëve të rinj në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Izmir Zeqiri në Zubin Potok, Erden Atiq në Mitrovicë të Verijut, Lulzim Hetemi në Leposaviq dhe Ilir […]

Izmir Zeqiri në Zubin Potok, Erden Atiq në Mitrovicë të Verijut, Lulzim Hetemi në Leposaviq dhe Ilir Peci në Zveçan, sot do t’ua dorëzojnë detyrën kryetarëve të rinj që vijnë nga Lista Serbe.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka konfirmuar se inaugurimet do të zhvillohen në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Procedurat ligjore dhe administrative të kalimit të pushtetit në komunat veriore nuk dallojnë nga ato të komunave të tjera në vend, pasi të gjitha institucionet komunale janë të obliguara të respektojnë të njëjtat rregulla të vetëqeverisjes lokale.

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka theksuar për RTKlive se ceremonitë inauguruese pritet të zhvillohen në përputhje të plotë me standardet e përcaktuara me ligj, duke përfshirë përdorimin korrekt të elementeve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Ai ka nënvizuar se në komunat veriore inaugurimi do të zhvillohet pa asnjë përjashtim sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës, përfshirë respektimin e simboleve shtetërore dhe dy-gjuhësisë zyrtare.

“Në çdo rast kur konstatohet mosrespektim i këtyre procedurave, MAPL do t’i shpallë të paligjshme dhe jolegjitime seancat përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ai ka bërë të ditur se MAPL ka krijuar ekipe për monitorimin e seancave inauguruese, të cilat do të jenë të pranishme fizikisht në të gjitha mbledhjet për të siguruar respektimin e procedurave kushtetuese dhe ligjore.

Të ngjashme
Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Rezervoni biletën tuaj drejt Oslos dhe Brukselit me ofertë speciale!

Rezervoni biletën tuaj drejt Oslos dhe Brukselit me ofertë speciale!

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

FIFA e ‘dëgjon’ Tuchelin, ndryshon procedurën para fillimit të ndeshjes

FIFA e ‘dëgjon’ Tuchelin, ndryshon procedurën para fillimit të ndeshjes

Policia nis hetimet për fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja

Policia nis hetimet për fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Maliqi: Presidenti s’duhet të jetë noter i Kurtit, Hamzës ose Abdixhikut, por një personalitet me integritet – ka të tillë

Maliqi: Presidenti s’duhet të jetë noter i Kurtit, Hamzës ose Abdixhikut, por një personalitet me integritet – ka të tillë

Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit për kalim të anijeve

Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit për kalim të anijeve

Oda e Infermierëve rrit tarifën e anëtarësimit, infermierët shprehin pakënaqësi

Oda e Infermierëve rrit tarifën e anëtarësimit, infermierët shprehin pakënaqësi