Sot mbyllen për dy orë disa hyrje të Prishtinës, shkak protesta e Odës Ekonomike të Kosovës

Sot mbyllen për dy orë disa hyrje të Prishtinës, shkak protesta e Odës Ekonomike të Kosovës

Kryeqyteti i Kosovës do të përballet sot me kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa nga hyrjet kryesore të tij, për shkak të një proteste të paralajmëruar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Protesta është planifikuar të mbahet nga ora 10:00 deri në 12:00, në kundërshtim të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, proces ky që […]

Protesta është planifikuar të mbahet nga ora 10:00 deri në 12:00, në kundërshtim të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, proces ky që pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor 2025.

Sipas njoftimit zyrtar nga Komuna e Prishtinës, bllokimi do të përfshijë këto zona:

*Hyrja nga Veterniku dhe Gjilani – përfshirë rrugën pranë Albi Mall dhe pjesën poshtë Veternikut (akseset nga Ferizaj, Gjilan dhe Aeroporti).

*Hyrja nga Fushë-Kosova dhe Mitrovica – konkretisht në rrethin e Madh te Lakrishtja (Dukagjini Tower).

*Hyrja nga Podujeva – në lagjen Vranjevc, përfshirë zonën te ish-Humanisti dhe udhëkryqin pranë bankës Raiffeisen, duke bllokuar qasjen në drejtim të Podujevës si dhe nga Dragodani drejt Shkabaj/Orlloviqit.

Automjetet e bizneseve pjesëmarrëse në protestë do të pozicionohen përgjatë rrugëve të lartpërmendura, duke pamundësuar përkohësisht lëvizjen e lirë të mjeteve motorike në këto segmente.

Institucionet komunale kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe planifikim alternativ të lëvizjes gjatë orarit të protestës.

Po ashtu, është bërë e ditur se autoritetet komunale janë në komunikim të vazhdueshëm me organet e rendit dhe sigurisë, për të garantuar mbarëvajtjen e protestës dhe menaxhimin efikas të trafikut.

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me protestën e paralajmëruar për sot nga bizneset, ku do të mbyllen hyrjet kryesore në Kryeqytet.

Në komunikatë, Policia ka bërë me dije se “forma e paralajmëruar e protestës do të jetë qëndrim i qetë dhe bllokim i pjesshëm i rrugëve kryesore hyrëse për në Prishtinë, përmes vendosjes së automjeteve të rënda nga kompanitë pjesëmarrëse”.

Pikat ku do të realizohet protesta janë: Veterniku – drejtimi për në hyrje të qytetit,Rrethi te Kazerma  – drejtimi Fushë Kosovë – Prishtinë, Rrethi i Arbërisë – drejtimi Mitrovicë – Prishtinë,Vranjevci – Sharbanët – drejtimi Podujevë – Prishtinë.

Policia ka thënë se do të jetë e pranishme në terren dhe do të ndërmarrë të gjitha masat për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për menaxhimin e trafikut dhe orientimin e mjeteve në rrugë alternative.

“Kërkohet mirëkuptim nga qytetarët për vonesat e mundshme dhe sugjerohet shmangia e këtyre rrugëve gjatë orarit të protestës. Policia thekson se protesta është paralajmëruar në një periudhë të shkurtër dhe është zhvilluar takim koordinues me organizatorin, ku janë theksuar obligimet ligjore dhe kufizimet që ndalojnë bllokimin total të rrugëve. Ftojmë qytetarët që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë në terren dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen paqësore të protestës dhe ruajtjen e sigurisë publike”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme
“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet