Sot në Gjykatën Speciale intervistohet komandant Salih Lajçi

I ftuari i radhës në Gjykatën Speciale është Salih Lajçi, ish-komandant i Brigadës 136 në UÇK. Lajmin e kanë bërë të ditur nga OVL në Pejë, të cilët po ashtu kanë ofruar përkrahje për Lajçin, transmeton Periskopi. “Komandanti i Brigadës 136, z. Salih Lajçi, do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale. […]
Lajmin e kanë bërë të ditur nga OVL në Pejë, të cilët po ashtu kanë ofruar përkrahje për Lajçin, transmeton Periskopi.
“Komandanti i Brigadës 136, z. Salih Lajçi, do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Komandanti është invalid i luftës e gjithashtu vëlla i heroit Selman Lajçi. Kjo familje ka dhënë shumë për liri, e gjithashtu është një familje e shkolluar që kontribuuan edhe për ndërtimin e paqes dhe shtetit të Kosovës”, thuhet në konfirmimin e OVL-së. “Baca Salih, të gjithë veteranët e Pejës, Dukagjinit e Kosovës janë me ty”












