Specialja merr vendim: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi rikthehen më 19 gusht

Specialja merr vendim: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi rikthehen më 19 gusht

Trupi Gjykues në rastin e madh të Speciales, “Thaçi dhe të tjerët”, në krye me Charles Smith III e ka pranuar kërkesën e ekipeve mbrojtëse të katërshes për ta shtyrë konferencën përgatitore për Mbrojtjen nga 21 korriku në javën e tretë të gushtit 2025. Rrjedhimisht, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi dhe ekipet e tyre mbrojtëse […]

Trupi Gjykues në rastin e madh të Speciales, “Thaçi dhe të tjerët”, në krye me Charles Smith III e ka pranuar kërkesën e ekipeve mbrojtëse të katërshes për ta shtyrë konferencën përgatitore për Mbrojtjen nga 21 korriku në javën e tretë të gushtit 2025.

Rrjedhimisht, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi dhe ekipet e tyre mbrojtëse do të bëjnë të ditur përfundimisht numrin e dëshmitarëve dhe listën e provave që synojnë të përdorin gjatë paraqitjes së rastit të tyre, të martën më 19 gusht nga ora 10 e mëngjesit.

Gjykata nuk e ka pranuar edhe pjesën tjetër të kërkesave të Mbrojtjes për të shtyrë edhe afatet e zbulimit të dëshmitarëve dhe provave që pritet të merren nga burime ndërkombëtare, të klasifikuara.

Përkundrazi, përgjigjen pozitive e ka ruajtur për Prokurorinë e cila kishte propozuar që lista me dëshmitarë dhe prova të dorëzohet deri më 21 korrik 2025.

Një ditë më vonë, më 22 korrik pritet të mbahet edhe një konferencë e radhës për ecurinë e çështjes gjatë të cilës mund të bëhet e ditur nëse Gjykata e pranon apo rrëzon, qoftë edhe pjesërisht kërkesën përfundimtare të Mbrojtjes për të rrëzuar pika të caktuara të Aktakuzës.

Ekipet e kanë dorëzuar Mocionin e tyre të përbashkët më 12 qershor./Periskopi/

Të ngjashme
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente

Anëtari i LDK në Lipjan: Kërkesa për dorëheqjen e Abdixhikut erdhi nga aktivistë e qytetarë, Imri Ahmeti e ofroi por iu refuzua

Anëtari i LDK në Lipjan: Kërkesa për dorëheqjen e Abdixhikut erdhi nga aktivistë e qytetarë, Imri Ahmeti e ofroi por iu refuzua

Netanyahu përfundon dëshminë në gjyqin për korrupsion pas 98 seancash

Netanyahu përfundon dëshminë në gjyqin për korrupsion pas 98 seancash

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

Izraeli nuk do të tërhiqet nga Libani, thotë ministri izraelit i mbrojtjes, edhe nën kërkesën e SHBA-së

Izraeli nuk do të tërhiqet nga Libani, thotë ministri izraelit i mbrojtjes, edhe nën kërkesën e SHBA-së

Pamje që nuk u transmetua në TV, Joao Felix i mori perukën një fotografi dhe ia vendosi Brunos

Pamje që nuk u transmetua në TV, Joao Felix i mori perukën një fotografi dhe ia vendosi Brunos

Më 1 korrik zhvillohet procesi i intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Më 1 korrik zhvillohet procesi i intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Zyrtare: Dirk Kuyt rikthehet te Fenerbahce, merr një rol të ri në skaudër

Zyrtare: Dirk Kuyt rikthehet te Fenerbahce, merr një rol të ri në skaudër

Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit, AUV: Niveli i rrezikut serioz

Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit, AUV: Niveli i rrezikut serioz

Vetaksident në Llozicë të Malishevës, një i lënduar

Vetaksident në Llozicë të Malishevës, një i lënduar

Rama: Në Tiranë kundërshtojnë zhvillimin, në Vlorë mbështesin ata që përfitojnë prej tij

Rama: Në Tiranë kundërshtojnë zhvillimin, në Vlorë mbështesin ata që përfitojnë prej tij

LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

Pse Gjermania hoqi dorë nga planet për një porosi të madhe anijesh luftarake?

Pse Gjermania hoqi dorë nga planet për një porosi të madhe anijesh luftarake?