Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

Debati i nisur ditët e fundit rreth rolit të influencuesve në Shqipëri ka marrë përmasa të reja, pasi është shoqëruar me përplasje të forta dhe akuza personale në ekranet televizive.

Mbrëmjen e kaluar, gjatë emisionit “Top Story”, gazetari Bledi Mane ka bërë deklarata të ashpra në drejtim të ish-banores së Big Brother VIP Albania dhe influencueses së njohur, Dea Mishel.


Teksa diskutimi zhvillohej në studio, Mane përdori një gjuhë denigruese ndaj saj, duke komentuar për sjelljen dhe higjienën personale të influencueses. Deklaratat e tij shkaktuan reagimin e menjëhershëm të moderatores Grida Duma, e cila ndërhyri duke i kërkuar të ndalonte.

“Stop! S’ta lejoj këtë”, u shpreh Duma, ndërsa më pas paralajmëroi gazetarin se do t’i hiqte mikrofonin nëse vazhdonte me të njëjtën gjuhë.

Megjithatë, polemikat nuk përfunduan me mbylljen e emisionit. Pas transmetimit, në rrjetet sociale u publikua pikërisht fragmenti ku Dea Mishel ishte objekt i ofendimeve, gjë që ka nxitur reagimin e saj publik, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Përmes një letre të hapur drejtuar Gridës Duma, influencuesja u shpreh e zhgënjyer nga mënyra se si ishte trajtuar situata.

“Jam e zhgënjyer nga fakti që në një program me kohëzgjatje 1 orë e 22 minuta, highlight-i i vetëm që ti zgjedh të shpërndash në llogarinë tënde në Instagram është momenti kur unë po denigrohem duke u përdorur shpifje, ashtu siç nuk do e meritonte asnjë vajzë”, shkroi ajo.

Dea Mishel theksoi se, ndonëse moderatorja reagoi gjatë transmetimit duke e cilësuar të papranueshme gjuhën e përdorur ndaj saj, diskutimi vazhdoi dhe më pas momenti në fjalë u promovua në rrjetet sociale.

Në reagimin e saj, ajo ngriti dyshime se sulmi publik ndaj saj mund të ketë lidhje me angazhimin në protestat e fundit qytetare ose me refuzimin e një ftese për të qenë e pranishme në emision. “Do ishte më e ndershme ta shprehnit haptazi se ju ka hidhëruar refuzimi im për ftesën tuaj, ndaj po shikoj këto klipe sot. Klipe, që siç kanë komentuar dhe të tjerë, përngjajnë me gjyqet e një sistemi të kaluar”, u shpreh ajo.

Influencuesja shtoi se nuk beson se përmes këtyre sulmeve mund të nxirret diçka e shëmtuar për figurën e saj dhe se i konsideron këto veprime si tentativa për ta diskredituar publikisht.



Në fund të mesazhit të saj, Dea Mishel e cilësoi situatën si “koston e lirisë” për të shprehur bindjet dhe qëndrimet e saj, ndërsa i drejtoi edhe një mesazh të drejtpërdrejtë moderatores. “Më lejo të të them që mendoj se je në anën e gabuar të historisë”, përfundoi ajo.

Pavarësisht polemikave, Dea Mishel ka bërë thirrje që mbështetësit e saj të vazhdojnë angazhimin në kauzat qytetare, duke i ftuar sërish të bashkohen në aktivitetet dhe protestat e ardhshme./Periskopi/

Të ngjashme
Momente romantike, dalin fotot tjera nga muaji i mjaltit të Duas dhe Callum

Momente romantike, dalin fotot tjera nga muaji i mjaltit të Duas dhe Callum

Dua Lipa frymëzon edhe përmes librave, zbulon pesë titujt e saj të preferuar

Dua Lipa frymëzon edhe përmes librave, zbulon pesë titujt e saj të preferuar

Mimoza Ahmeti shpallet fituese e“Ferma VIP 3″ , fiton 129 mijë euro

Mimoza Ahmeti shpallet fituese e“Ferma VIP 3″ , fiton 129 mijë euro

Vdes aktorja e njohur turke, dje i mbushi 35-vjet

Vdes aktorja e njohur turke, dje i mbushi 35-vjet

Prapaskenat e ‘përplasjes’, zbulohet ç’ka ndodhur mes Gjestit dhe Selin

Prapaskenat e ‘përplasjes’, zbulohet ç’ka ndodhur mes Gjestit dhe Selin

“Michael” bëhet zyrtarisht filmi biografik me fitimet më të larta të të gjitha kohërave

“Michael” bëhet zyrtarisht filmi biografik me fitimet më të larta të të gjitha kohërave

Ndarja me Mateon, Brikena: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

Ndarja me Mateon, Brikena: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

Pas martesës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner zhvendosen në SHBA

Pas martesës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner zhvendosen në SHBA

“Neymar më ka shkruar para shumë vitesh, më ftoi në Paris”, ish-banorja e Big Brother VIP befason me deklaratën

“Neymar më ka shkruar para shumë vitesh, më ftoi në Paris”, ish-banorja e Big Brother VIP befason me deklaratën

Shakira dhe Burna Boy ndezin atmosferën në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror 2026

Shakira dhe Burna Boy ndezin atmosferën në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror 2026

Arrestohet "Fatmagyli" dhe burri i saj, detaje nga operacioni që përfundoi me 22 persona në pranga

Arrestohet "Fatmagyli" dhe burri i saj, detaje nga operacioni që përfundoi me 22 persona në pranga

Kompozitori i Dua Lipës dhe Britney Speard gjendet i vdekur në Londër, pas goditjeve të shumta me thikë

Kompozitori i Dua Lipës dhe Britney Speard gjendet i vdekur në Londër, pas goditjeve të shumta me thikë