Gjenerata e re po troket: 10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026

Gjenerata e re po troket: 10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026

Është aq afër sa pothuajse mund ta prekësh. Pas vitesh pritjeje dhe përgatitjesh, Kupa e Botës 2026 do të nisë pas pak më shumë se 24 orësh, kur bashkëorganizatorja Meksika do të përballet me Afrikën e Jugut, në një përsëritje të ndeshjes hapëse të Botërorit 2010.

Gjatë pesë javëve e gjysmë të ardhshme do të thyhen rekorde dhe do të shkruhen histori të reja, teksa disa nga futbollistët më të mëdhenj të epokës moderne do të luftojnë për trofeun më prestigjioz në futboll.


Për disa lojtarë, megjithatë, ky Botëror mund të jetë momenti që ua ndryshon karrierën përgjithmonë. Historia e turneut është e mbushur me emra që hynë në garë si të panjohur dhe dolën prej saj si yje botërorë.

Ibrahim Maza (Algjeria)


20-vjeçari vjen pas një sezoni shumë të mirë me Bayer Leverkusenin në Bundesliga, ku kontribuoi me pesë gola dhe gjashtë asistime. Sulmuesi i ri po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në një Algjeri të mbushur me emra të njohur.

Nestory Irankunda (Australia)


Talenti australian shpërtheu që në moshën 16-vjeçare me Adelaide United, ndërsa në vitin 2024 siguroi transferimin te Bayern Munichu. Shpejtësia dhe aftësia e tij për të krijuar rrezik e bëjnë një nga lojtarët më emocionues të Australisë.

Kerim Alajbegovic (Bosnjë dhe Hercegovinë)


18-vjeçari pritet të jetë titullar për Bosnjën në rikthimin e saj në Botëror. Anësori realizoi 13 gola me Red Bull Salzburgun sezonin e kaluar, duke bindur Bayer Leverkusenin ta rikthejë në skuadër.


Pavel Sulc (Çeki)


Mesfushori ofensiv ka qenë një nga zbulimet e futbollit çek. Pas dy sezoneve me nga 20 gola për Viktoria Plzenin, ai shkëlqeu edhe te Lyoni me 14 gola dhe shtatë asistime.

Noah Sadiki (RD Kongo)


Mesfushori ishte një nga faktorët kryesorë në sezonin mbresëlënës të Sunderlandit. Edhe pse nuk mori aq shumë vëmendje sa emrat e tjerë të skuadrës, ndikimi i tij në mesfushë ishte vendimtar.

Yan Diomande (Bregu i Fildishtë)


19-vjeçari është një nga talentet më të kërkuar në Evropë. Ai u shpall debutuesi më i mirë i Bundesligës pas 12 golave dhe tetë asistimeve me Leipzigun, ndërsa Liverpooli dhe PSG-ja po monitorojnë situatën e tij.


Gilberto Mora (Meksikë)


Lojtari më i ri i gjithë turneut, vetëm 17 vjeç, konsiderohet e ardhmja e futbollit meksikan. Mesfushori i Tijuanas pritet të ketë rol të rëndësishëm para tifozëve vendas.

Antonio Nusa (Norvegji)


I quajtur shpesh “Neymari norvegjez”, Nusa është një nga armët më të rrezikshme të Norvegjisë krahas Erling Haalandit dhe Martin Odegaardit. Botërori mund ta shndërrojë në një yll global.

Ben Gannon-Doak (Skoci)


Talenti i Liverpoolit shihej si një nga emrat më premtues të futbollit britanik, por lëndimet i kanë ngadalësuar zhvillimin. Megjithatë, ai mbetet një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm.

Johan Manzambi (Zvicër)


Mesfushori 20-vjeçar tërhoqi vëmendjen me paraqitjet e tij te Freiburgu në Ligën e Evropës. Energjia, inteligjenca taktike dhe aftësia për të fituar topin e bëjnë një nga talentet më interesantë të turneut./Telegrafi/


Të ngjashme
E rrallë: Trumpi e shpërndan postimin e ministrit iranian, duket se pajtohet me fjalët e tij

E rrallë: Trumpi e shpërndan postimin e ministrit iranian, duket se pajtohet me fjalët e tij

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Begaj në Prishtinë: Shqipëria mbështetje e pakushtëzuar për Kosovën

Begaj në Prishtinë: Shqipëria mbështetje e pakushtëzuar për Kosovën

Vdes motra e heronjve, Fahri e Bahri Fazliu

Vdes motra e heronjve, Fahri e Bahri Fazliu

Deputeti gjerman në Bundestag kërkon kapjen e Radojiçiqit: Ende i lirë në Serbi

Deputeti gjerman në Bundestag kërkon kapjen e Radojiçiqit: Ende i lirë në Serbi

Hasani: Kurti e ka jetike kapjen e prokurorisë për t’i mbyllur rastet ndaj ministrave të tij

Hasani: Kurti e ka jetike kapjen e prokurorisë për t’i mbyllur rastet ndaj ministrave të tij

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Bosnja shënon golin e parë ndaj Kanadasë

Bosnja shënon golin e parë ndaj Kanadasë

Tensione në Shqipëri, protestuesit për Zvërnecin konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS-së

Tensione në Shqipëri, protestuesit për Zvërnecin konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS-së

Osmani intervistë në France24, kundërshton gazetarin që e quan UÇK-në ‘separatiste’: Ata ishin çlirimtarë

Osmani intervistë në France24, kundërshton gazetarin që e quan UÇK-në ‘separatiste’: Ata ishin çlirimtarë

Formacionet zyrtare: Kanada – Bosnja

Formacionet zyrtare: Kanada – Bosnja

Ish-Sekretari Robertson: Çlirimi i Kosovës një nga ditët më të lumtura të jetës sime

Ish-Sekretari Robertson: Çlirimi i Kosovës një nga ditët më të lumtura të jetës sime

Me vota të diasporës, VV fiton ulësen e 50-të në Kuvendin e Kosovës

Me vota të diasporës, VV fiton ulësen e 50-të në Kuvendin e Kosovës

0:000:00