Kosova siguron plejofin për Botëror, avancon edhe në Ligën B

Kosova siguron plejofin për Botëror, avancon edhe në Ligën B

Futbollistet e Kosovës e kanë siguruar kalimin në plejofin kualifikues për Botërorin 2027, e po ashtu edhe avancimin në Ligën B për kampanjën e ardhshme.

Kosova të martën mbrëma shënoi fitore shumë të thellë në ndeshjen e fundit të Grupit C2 të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027, çka i mundësoi edhe vendin e parë.


“Dardanet” e mposhtën Gjibraltarin në udhëtim me rezultat 8:0.

Kosova i shënoi pesë gola në pjesën e parë.

Serinë e golave e nisi Donjeta Halilaj. Ajo realizoi në minutën e tretë për 1:0.

Katër minuta më vonë kapitenia Erëleta Memeti shënoi për 2:0. Shpejtë Kosova e shënoi edhe golin e tretë nëpërmjet Kaltrina Biqkajt.

Biqkaj e shënoi golin në minutën e 14-të, ndërsa Memeti shënoi golin e saj të dytë personal për 4:0 në minutën e 21-të.

Lumbardha Misini e shënoi golin e pestë në minutën e 32-të për “Dardanet”.Golin e gjashtë e shënoi Modesta Uka në minutën e 68-të, kurse Blerta Smaili e shënoi golin për 6:0 në minutën e 76-të, raporton Koha.net, transmeton Periskopi

Pesë minuta para fundit të ndeshjes, Kosova e shënoi edhe golin e tetë. Ishte Gentiana Fetaj futbollistja që shënoi golin për 8:0.

Për Kosovën ishte fitorja më e thellë.

Gjibraltarin e kishte mposhtur edhe në Prishtinë 6:0. Dy fitore i shënoi edhe ndaj Bullgarisë, ndërsa kundër Kroacisë shënoi një fitore dhe pësoi një disfatë.Disfatën nga kroatet, Kosova e drejtuar nga përzgjedhësi, Sami Sermaxhaj, e pësoi në Prishtinë të premten e kaluar.

Kosova e Kroacia e mbyllën me pikë të barabarta, 15. Por Kosova përfundoi e para me goldallim më të mirë se Kroacia. Kosova shënoi 20 gola dhe pësoi tri, derisa Kroacia realizoi 16 gola dhe pësoi një.

Kroacia e 4:0 ndaj Bullgarisë ndeshjen e fundit.

Edhe Shqipëria ka siguruar biletën e plejofit për Botëror. Megjithëse, në plejof pritet të ketë shtete mjaft kualitative. /Periskopi

Të ngjashme
Dramë në ndeshjen hapëse, fiton Meksika, gola, kartona të kuq dhe spektakël

Dramë në ndeshjen hapëse, fiton Meksika, gola, kartona të kuq dhe spektakël

Banka Botërore: Lufta SHBA-Iran e çoi ekonominë globale në nivelin më të ulët që nga pandemia e COVID-19

Banka Botërore: Lufta SHBA-Iran e çoi ekonominë globale në nivelin më të ulët që nga pandemia e COVID-19

Edhe Meksika merr të kuq, Montes përjashtohet nga loja

Edhe Meksika merr të kuq, Montes përjashtohet nga loja

Netanyahu: Izraeli nuk është palë në marrëveshjen SHBA-Iran

Netanyahu: Izraeli nuk është palë në marrëveshjen SHBA-Iran

Kartoni i dytë i kuq për Afrikën e Jugut, Zwane përjashtohet nga loja

Kartoni i dytë i kuq për Afrikën e Jugut, Zwane përjashtohet nga loja

Ndërron jetë komandati i UÇK’së, Sahit Jashari

Ndërron jetë komandati i UÇK’së, Sahit Jashari

Jimenez vulos epërsinë, Meksika dyfishon avantazhin ndaj Afrikës së Jugut

Jimenez vulos epërsinë, Meksika dyfishon avantazhin ndaj Afrikës së Jugut

Karton i kuq në ndeshjen e parë të Botërorit

Karton i kuq në ndeshjen e parë të Botërorit

Nis publikimi i rezultateve nga diaspora

Nis publikimi i rezultateve nga diaspora

Tri banore serbe në Gjakovë, Rashiqi siguron gati 300 vota

Tri banore serbe në Gjakovë, Rashiqi siguron gati 300 vota

Ndarja e karrigeve të deputetëve, KQZ nis përditësimin e të dhënave

Ndarja e karrigeve të deputetëve, KQZ nis përditësimin e të dhënave

Kush me kë? Qëndrimet e qarta, por pazaret ende larg

Kush me kë? Qëndrimet e qarta, por pazaret ende larg

Qyteti francez vendos orë policore për të miturit gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës

Qyteti francez vendos orë policore për të miturit gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës

0:000:00