Stafi i Vjosa Osmanit: Agim Veliu – je seksist, bullist, i neveritshëm, shkarkim të menjëhershëm

Stafi i Vjosa Osmanit: Agim Veliu – je seksist, bullist, i neveritshëm, shkarkim të menjëhershëm

Pasi Agim Veliu për Periskopin tha se “Vjosa Osmani është e gjerë dhe nuk e di a e zë kryesia”, ka reaguar Egnesa Vitia, pjesë e stafit të u.d së presidentit Vjosa Osmani. Ajo është treguar e ashpër me fjalë, duke e quajtur Veliun të paskrupullt dhe seksist. “Agim Veliu, je turp për shoqërinë tonë! […]

Ajo është treguar e ashpër me fjalë, duke e quajtur Veliun të paskrupullt dhe seksist.

“Agim Veliu, je turp për shoqërinë tonë! Je i neveritshëm! Je seksist! Je i paskrupullt! Jemi të vetëdijshëm që këto janë momentet e fundit të ekzistencës tënde në skenën e politikës, por të lakmosh protagonizmin politik duke aplikuar bullizëm, sekzisëm e mizogjini është tërësisht e pafalshme, e patolerushme, e papranueshme. Është e neveritshme”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo madje ka kërkuar që Veliu të shkarkohet menjëherë nga detyra e ministrit për deklaratën ndaj Osmanit.

“Më e pakta që duhet të ndodhë tani është shkarkimi yt i menjëhershëm, e përgjigjen proporcionale me aktin tënd të fundit do të ta japin qytetarët shumë shpejt. Ti nuk mund të jesh në krye të institucioneve tona, ti s’mund të jesh as përfaqësim i askujt në këtë shoqëri, sepse ti je sinonim i gjithçkaje nga e cila ne duhet të distancohemi përfundimisht.Ditët i ke të numëruara”, ka shkruar Vitia.

Ministri i Brendshëm,  Agim Veliu sot gjatë ditës tha se edhe po të largohet e gjithë Kryesia e LDK-së, nuk e beson se do ta zinte Osmanin aty.

“Unë e di që ajo është tepër e madhe dhe i duhet hapësirë shumë, a po kupton çfarë, qysh konteksti po e them. Unë e di që ajo është tepër e madhe, e gjanë (e gjerë) edhe i duhet hapësirë shumë, po nuk e paskna ditë që duhet komplet një Kryesi me ja lëshu vendin edhe nuk e di a e nxenë”, ka thënë Veliu për Periskopin.

Të ngjashme
Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai