Statusi i Kishës Ortodokse Serbe në planin evropian: Çka tha Kurti sot në Kuvend?

Statusi i Kishës Ortodokse Serbe në planin evropian: Çka tha Kurti sot në Kuvend?

Kryeministri Albin Kurti takohet më 27 shkurt me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel, për diskutimin e planit frank-gjerman. Plani, pikat e të cilit tashmë janë publikuar nga të gjitha mediat, përveç pikave të tij, përmban edhe ‘planin e zbatimit’. Sipas këtij plani që tvDukagjini e ka publikuar para disa ditësh, një nga pikat është edhe ‘formalizimi […]

Kryeministri Albin Kurti takohet më 27 shkurt me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel, për diskutimin e planit frank-gjerman. Plani, pikat e të cilit tashmë janë publikuar nga të gjitha mediat, përveç pikave të tij, përmban edhe ‘planin e zbatimit’.

Sipas këtij plani që tvDukagjini e ka publikuar para disa ditësh, një nga pikat është edhe ‘formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe’ dhe atë – 30 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes, ose planit.

Lidhur me këtë pikë, kryeministri Kurti është pyetur sot nga opozita, dhe Kurti e pranoi që në kuadër të planit, do të bëhet formalizimi i Statusit të Kishës Serbe.

Propozimi për marrëveshje përmban një pikë për formalizimin e statutit të Kishës Ortodokse Serbe. Formalizimi nuk nënkupton negocim mbi statusi e saj, e as diskutim mbi të drejta të vecanta. Formalizimi i referohet njohjes së Kishës Ortodokse Serbe si një person juridik fetar, përkatësisht bashkësi fetare, në legjislacionin e brendshëm të Kosovës. Një gjë e tillë, nuk nënkupton asgjë të vecantë, por thjesht përmbushjen e obligimit ligjor të Kosovës ndaj të gjitha komuniteteve apo bashkësive fetare sa i përket të drejtave apo lirive që atyre ua njeh Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që është dokument përbërës i Kushtetuës tonë. Formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse do të bëhet, përkatësisht tashmë është bërë, si një nga komunitetet fetare në ligjin përkatës. Ne nuk refuzojmë t’i njohim të drejtat dhe liritë e njeriut, të asnjë komuniteti fetar”, tha Kurti sot në Kuvend, përcjell Periskopi.

Lidhur me këtë çështje, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi sit se ‘Kurti do ta nënshkruajë në Bruksel zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik’.

“Plani franko – gjerman nuk ka pikur nga qielli. Ai është produkt i negocimit të Kryeministrit tash e dy vite.  Kryeministri Kurti ka arritur suksesshëm që dialogun Kosovë – Serbi nga marrëveshja politike ta kthejë në problem të sigurisë.  Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj marrëveshjen për armëpushim, jo marrëveshjen finale, me njohjen reciproke në qendër.  Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruajë zotimin e tij për të vazhduar dialogun edhe për një dekadë.  Të hënën Kryeministrk Kurti do të nënshkruajë asociacionin, apo Zajednicën siç e quante dikur.  Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruajë zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik.  Kaq për gjenialitetin e Kryenegociatorit Kurti”, shkruan Çitaku./Periskopi

 

Të ngjashme
Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën