Subvencionet për pajisje efiçente të ngrohjes: një kurth i rrezikshëm i Qeverisë për qytetarin hallexhi

Subvencionet për pajisje efiçente të ngrohjes: një kurth i rrezikshëm i Qeverisë për qytetarin hallexhi

Keni shtëpi, banesë, familje 4-5 anëtarëshe? Ngroheni me rrymë dhe keni fatura astronomike gjatë dimrit? Ka filluar t’ju kapë paniku? Gajle mos keni. Qeveria e Kosovës do t’ju del në ndihmë. Sipas ministres Artane Rizvanolli, prej ditës së djeshme qeveria do t’jua mbulojë 30 përqind të parave – nëse vendosni që sivjet të ngroheni me […]

Keni shtëpi, banesë, familje 4-5 anëtarëshe? Ngroheni me rrymë dhe keni fatura astronomike gjatë dimrit? Ka filluar t’ju kapë paniku?

Gajle mos keni. Qeveria e Kosovës do t’ju del në ndihmë. Sipas ministres Artane Rizvanolli, prej ditës së djeshme qeveria do t’jua mbulojë 30 përqind të parave – nëse vendosni që sivjet të ngroheni me teknologji të avancuara (pompa termike, panele solare, pelet, etj).

Vetëm regjistrohuni ne webfaqen E-kosova, gjeni seksionin Shërbime/Grante, aplikoni dhe telashet tuaja morën fund.

Kaq e thjeshtë është kjo punë, ta parafrazojmë këtu një thënie popullore të Presidentes.

Epo, ja që nuk është. As nuk është e thjeshtë, e as që është e vërtetë e gjithë kjo punë.

Sipas hulumtimit të Periskopit, fushata e nisur dje nga ministrja Rizvanolli më shumë i gjason një kurthe të rrezikshme për konsumatorët hallexhinj kosovarë dhe buxhetin e tyre.

Shkurt, e-Kosova ju këshillon kësisoj: së pari blijeni pajisjen, paguani faturën, ngarkoni faturën tek e-Kosova – dhe pastaj e shohim nëse kualifikoheni për subvencion!

E pabesueshme. Përmes kësaj oferte, Qeveria e vendit po i nxitë tërthorazi banorët drejt falimentimit.

Shembull, paramendoni situatën kur një familje vendosë të pajiset me pompë termike, çmimi i së cilës është prej 5,000 deri 8,000 e kusur euro.

E bën pagesën duke llogaritur në subvencion deri në 30 për qind të shumës së plotë të pajisjes (e që sipas pohimeve të Qeverisë mund të arrijë deri në 2,500 euro.)

Në fund, pas një pritje të përgjigjes (me kohë të pacaktuar: mund të jetë një javë apo dhjetë vjet, nuk specifikohet gjë) familja e kupton se NUK qenka kualifikuar për ndihmë. Tash, çka?

Ato 2,500 eurot e parallogaritura dhe të premtuara nga pushteti do t’ju shndërrohen në guri rreth qafës. As nuk do të jeni ai që e ktheni pajisjen, e as ai që mund t’i mbulojë shpenzimet e saj.

Fare lehtë do të përfundoni në borxhe të paplanifikuara dhe të pambulueshme, kurse Qeveria do t’ju recitojë një dyzinë të arsyetimeve për moskualifikimmirëpo, borxhet do t’i paguani ju.

Krejt kjo paqartësi do ta shtyjë një qytetar normal të mos aplikojë fare.

Në sipërfaqe, oferta e ministres Rizvanolli duket tejet joshëse, por realisht është aktivitet llotarie e bixhozi.

Ftoheni të luani, por me shumë gjasa që të humbni. E, përvoja njerëzore dëshmon se shumica syresh nuk luajnë llotari – jo pse nuk i duan paratë, por sepse i dinë gjasat e fitores.

Atëherë, cili është, në fund, qëllimi i ofertës së Rizvanollit, marrë parasysh që qytetari i rëndomtë do të refuzojë ‘ta provojë fatin’ me shuma të mëdha të parave që kërkohen për blerje të pajisjeve efiçente të rrymës?

Pse është bërë publike një nismë kaq e paqartë, e dyshimtë dhe e rrezikshme?

Arsyet duken kryekëput politike, elektorale, të thjeshta – por, edhe të ulëta. B

Bëhet fjalë për ofrimin e një arsyetimi të radhës karshi halleve të qytetarëve. Nga njëra anë, hartohet një ofertë formale për subvencion, kurse nga ana tjetër kushtet e realizimit të tij janë të paqarta, të mistershme dhe mbase të pamundshme.

Me ofertën e-Kosova, qytetarëve po i ofrohet një lojë bixhozi. Qeveria po na thotë se kush luan zakonisht humbë – porse ka edhe ndonjë të tillë që edhe fiton. Kushedi, ndoshta pikërisht ju jeni ai.

Kush guxon, fiton – është këshilla e radhës e Artane ministres./Periskopi 

 

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës