Sulmohet infermieri në QKMF-në e Podujevës

Sulmohet infermieri në QKMF-në e Podujevës

Mbrëmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, është sulmuar një infermierë. Menaxhmenti i QKMF-së në Podujevë, e ka dënuar sulmin, ndërsa ka njoftuar për rastin që ka ndodhur mbrëmë. “Si staf menaxhues në emër të QKMF-së shprehim indinjatë dhe dënojmë ashpër fyerjet dhe sulmin ndaj punëtorëve shëndetësor. Mbrëmë rreth mesnatës derisa ekipa emergjente ishte […]

Mbrëmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, është sulmuar një infermierë.

Menaxhmenti i QKMF-së në Podujevë, e ka dënuar sulmin, ndërsa ka njoftuar për rastin që ka ndodhur mbrëmë.

“Si staf menaxhues në emër të QKMF-së shprehim indinjatë dhe dënojmë ashpër fyerjet dhe sulmin ndaj punëtorëve shëndetësor. Mbrëmë rreth mesnatës derisa ekipa emergjente ishte në detyrë duke kryer si gjithmonë me përgjegjësi të lartë shërbimin ndaj qytetarëve person i pa përgjegjshëm pengon mbarvajtjen e punës duke filluar me fyerje e kanosje ndaj infermieres derisa eskalon edhe me dhunë fizike ndaj infermierit tjetër të ekipës”, thuhet në reagim.

Tutje thuhet se sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme, ndërsa tolerimi i tyre krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit shëndetësor.

“Rasti është paraqitur menjëherë në polici dhe presim që organet kompetente policia dhe prokuroria ta trajtojnë me seriozitet lëndën dhe të merren masa adekuate konform dispozitave ligjore.Bazuar në të dhënat e stafit jemi detyruar që për shkak të shqetësimeve dhe sigurisë kemi liruar në shtëpi infermierin dhe infermieren ku të njëjtëve u dëshirojmë shërim dhe kthim të shpejtë në vend të punës,profesionin dhe misionin e shenjtë në shërbim të shëndetit të qytetarëve”, thuhet në reagim.

Të ngjashme
Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona