Tahiri: 110 shtetas kosovarë i kthyem nga Siria, janë të traumatizuar

Tahiri: 110 shtetas kosovarë i kthyem nga Siria, janë të traumatizuar

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri sot përmes një konference për media ka dhënë detaje rreth kthimit të kosovarëve nga Siria, raporton Periskopi. Tahiri ka thënë se mbrëmë janë kthyer 110 shtetas kosovarë nga Siria, të cilët janë strehuar në Vranidoll të Prishtinës. Ai thotë se operacioni është marrë në bashkëpunim me insititucionet vendore dhe SHBA’në. […]

Tahiri ka thënë se mbrëmë janë kthyer 110 shtetas kosovarë nga Siria, të cilët janë strehuar në Vranidoll të Prishtinës. Ai thotë se operacioni është marrë në bashkëpunim me insititucionet vendore dhe SHBA’në.

Prejt tyre, 4  janë luftëtarë, 32 gra dhe 72 fëmijë, si dhe 9 fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë.

Në Siri, siç u tha në këtë konferencë, po qëndrojnë ende 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

”Është zhvilluar një operacion sensitiv, ku me ndihmën e SHBA’së janë kthyer  110 qytetarë nga vatrat e luftës në Siri. Kosova ka qenë e suksesshme për të parandaluar shkuarjen edhe pjesëmarrjen e tyre në konfliktet e huaja. Tash jemi duke punuar t’i kthejmë edhe ata që kanë qenë në vatrat e luftës. Nga tetori i vitit të kaluar kam qenë i angazhuar për ta udhëhequr këtë taskforcë me gjitha njësitet tjera. Qëllimi ynë ka qenë që edhe të marrim masa konkrete. Për muaj të tërë kemi punuar për këtë. Vendimi është marrë në bashkëpunim  të plotë në Qeverinë dhe partnerët tanë.”

Tutje Tahiri ka thënë se të kthyerit janë mbajtur pa vullnetin e tyre atje. Por tani, shteti do të punojë për rehabelitimin e tyre dhe integrimin në shoqëri.

”Qeveria dhe institucionet do të vazhdojnë akoma më fuqishëm në parandalimin dhe ekstemizmin. Kemi të bëjmë me qytetarë të Kosovës, gra dhe fmëijë , që i kemi nxjerrë nga zona e konfliktit. Kanë qenë vitima të personave që i kanë shfrytëzuar pa vullnetin dhe disa kanë edhe pasoja. Meritojnë rehabilitm dhe këta fëmijë kanë vend në shkolla për edukimin e yre. Kanë kaluar një periudhë të rëndë traumatike. Kosova dhe Kushtetuta nuk i mohon askujt të drejtën. Të rehabilitohen dhe të integrohen në shoqëri.’’/PERISKOPI/

https://www.facebook.com/kosovapress/videos/420997101967273/

Të ngjashme
Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Rezervoni biletën tuaj drejt Oslos dhe Brukselit me ofertë speciale!

Rezervoni biletën tuaj drejt Oslos dhe Brukselit me ofertë speciale!

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

FIFA e ‘dëgjon’ Tuchelin, ndryshon procedurën para fillimit të ndeshjes

FIFA e ‘dëgjon’ Tuchelin, ndryshon procedurën para fillimit të ndeshjes

Policia nis hetimet për fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja

Policia nis hetimet për fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Maliqi: Presidenti s’duhet të jetë noter i Kurtit, Hamzës ose Abdixhikut, por një personalitet me integritet – ka të tillë

Maliqi: Presidenti s’duhet të jetë noter i Kurtit, Hamzës ose Abdixhikut, por një personalitet me integritet – ka të tillë

Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit për kalim të anijeve

Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit për kalim të anijeve