Tahiri, AAK: Kurti është dorëzuar, po kërkon metodën për shkuarje në zgjedhje

Tahiri, AAK: Kurti është dorëzuar, po kërkon metodën për shkuarje në zgjedhje

Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, gjegjësisht Besnik Tahiri ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Kurti tashmë është dorëzuar dhe po mundohet ta fajësoj opozitën për shkuarje në zgjedhje, shkruan Periskopi.

Tahiri ka thënë se bashkë me shefat e grupave parlamentare nga opozita do të mblidhen dhe do të kenë një qëndrim se si do të veprohet tutje për këtë.

“Albin Kurti tashmë është dorëzuar. Ne kemi propozuar shkarkimin e kësaj Qeverie, ose Kurti të dorëhiqet. Ai tashmë është dorëzuar dhe po kërkon ta fajësoj opozitën se kinse po kërkojmë zgjedhje”, tha ndër të tjera ai.

Ambasadori Martin Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

 

Shpërndaje në: