Tahiri: Gjykata Komerciale e themeluar nga VV po e dëmton NPB-në, po e –detyron ta përmbushë një kontratë me afat të skaduar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Gjykatës Komerciale, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë kundër interesit publik dhe në shërbim të pasurimit të një kompanie private. Sipas tij, gjykata ka vendosur në mënyrë të padrejtë që Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) të përmbushë […]
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Gjykatës Komerciale, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë kundër interesit publik dhe në shërbim të pasurimit të një kompanie private. Sipas tij, gjykata ka vendosur në mënyrë të padrejtë që Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) të përmbushë një kontratë ndërtimi të lidhur me një konsorcium kompanish private, megjithëse afati ligjor për zbatimin e saj kishte skaduar dhe zbatimi nuk kishte filluar kurrë.
Tahiri kujton se kjo kontratë ishte nënshkruar gjatë mandatit të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje në krye të Komunës së Prishtinës (2017–2021), dhe se PDK-ja e kishte kundërshtuar dhe sfiduar në rrugë ligjore. Ai thekson se gjykata jo vetëm që nuk refuzoi kërkesën për kompensim të dëmit material në vlerë prej mbi 36 milionë euro, por vendosi të detyrojë NPB-në të zbatojë një marrëveshje të cilën e konsideron të jashtëligjshme.
Duke e cilësuar këtë si një tjetër “akt grabitjeje institucionale” nga qeveria në ikje, Tahiri ka njoftuar se ka angazhuar një ekip juristësh profesionistë të udhëhequr nga avokati Faton Fetahu për ta sfiduar këtë vendim në instancat më të larta gjyqësore. Sipas tij, ky ekip do të punojë pro bono, me qëllim mbrojtjen e interesit të qytetarëve të Kosovës.
Postimi i plotë:












