Tahiri: Oligarkët e Kurtit rrezikojnë t’ia marrin 32 milionë euro Prishtinës, në emër të ‘fitimit të humbur’

Tahiri: Oligarkët e Kurtit rrezikojnë t’ia marrin 32 milionë euro Prishtinës, në emër të ‘fitimit të humbur’

Abelard Tahiri i PDK-së, ka alarmuar se 32 milionë euro do t’u merren qytetarëve të Prishtinës, përmes buxhetit, shkaku i një aktgjykimi të Gjykatës Komerciale, që lidhet me një kontratë të vitit 2021, gjatë mandatit të Lëvizjes Vetëvendosje. “Kjo kontratë, për vite me radhë, ka qenë e bllokuar për shkak të paligjshmërive dhe është pezulluar […]

“Kjo kontratë, për vite me radhë, ka qenë e bllokuar për shkak të paligjshmërive dhe është pezulluar edhe nga gjykata penale.

Tani, me vendimin e fundit, NPB obligohet të paguajë mbi 32 milionë euro për një kontratë të kundërligjshme. Kjo shumë i faturohet drejtpërdrejt qytetarëve dhe rrezikon të gllabërojë gati një të katërtën e buxhetit të Prishtinës.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Procesi gjyqësor zgjati vetëm 7 ditë, me vetëm dy seanca, dhe në fund u vendos që një konsorcium kompanish private të përfitojë mbi 32 milionë euro në emër të “fitimit të humbur”, mbi bazën e një kontrate të jashtëligjshme, të cilën më herët e kishte rrëzuar Gjykata e Apelit.

Pasi dështuan ta përvetësojnë pronën publike në qendër të Prishtinës, këto grupe kriminale tani janë lëshuar të marrin mbi 32 milionë euro “dëmshpërblim” nga taksat e qytetarëve.

Kjo është hera e parë në Kosovë që merret një vendim i tillë, duke i shkaktuar buxhetit të Prishtinës një dëm prej mbi 32 milionë eurosh, në një buxhet total prej rreth 150 milionë eurosh.

Edhe pas rrëzimit nga Gjykata e Apelit, Gjykata Komerciale ka nxjerrë sërish një vendim skandaloz, duke i njohur kësaj pale private një shumë enorme në emër të “fitimit të humbur”.

Bëhet fjalë për një kontratë të vitit 2021, të lidhur gjatë mandatit të Lëvizjes Vetëvendosje ndërmjet Ndërmarrjes Publike Banesore dhe kompanive private. Kjo kontratë, për vite me radhë, ka qenë e bllokuar për shkak të paligjshmërive dhe është pezulluar edhe nga gjykata penale.

Tani, me vendimin e fundit, NPB obligohet të paguajë mbi 32 milionë euro për një kontratë të kundërligjshme. Kjo shumë i faturohet drejtpërdrejt qytetarëve dhe rrezikon të gllabërojë gati një të katërtën e buxhetit të Prishtinës.

Absurdja më e madhe është se po njihet “fitim i humbur” për një projekt që nuk ka nisur kurrë, ku nuk është vendosur asnjë tullë dhe që nuk ka hyrë asnjëherë në zbatim real.

Po ashtu, i gjithë procesi është zhvilluar me një urgjencë të pashpjegueshme dhe mbi bazën e një ekspertize joprofesionale, ndërkohë që barra i është lënë NPB-së, edhe pse ajo kishte detyrim të respektonte vendimin e gjykatës penale.

Prandaj, rrëzimi i këtij aktgjykimi nga Gjykata e Apelit është domosdoshmëri. Kjo nuk është vetëm një çështje gjyqësore. Kjo është çështje e mbrojtjes së parasë publike dhe e interesit të qytetarëve të Prishtinës.

Në Gjykatën Komerciale, padyshim, ka grupe të lidhura me interesa të caktuara dhe me oligarkë të pushtetit të Albin Kurtit. Por këto grupe do t’i luftojmë deri në frymën e fundit, deri në rikthimin e ligjshmërisë.

Po ashtu, nuk kam asnjë dyshim se në këtë gjykatë ka edhe gjyqtarë të ndershëm dhe profesionistë, të cilët nuk duhet të lejojnë që drejtësia të përdhoset në këtë mënyrë.

Nuk heshtim. Nuk tërhiqemi.

Çështja tashmë është kundërshtuar me ankesë nga zyra e avokatit Faton Fetahu, i cili pro bono ka punuar gjatë gjithë këtij procesi. Ashtu si herën e parë, beteja do të vazhdojë deri në rikthimin e ligjshmërisë.

Të ngjashme
Lodhen protestuesit, dalin bisedat e organizatorëve: Ta ndërpresim deri në tetor, njerëzit janë lodhur

Lodhen protestuesit, dalin bisedat e organizatorëve: Ta ndërpresim deri në tetor, njerëzit janë lodhur

Plagosja në Tiranë, tre të arrestuar dhe një 17-vjeçar në kërkim

Plagosja në Tiranë, tre të arrestuar dhe një 17-vjeçar në kërkim

Shpërthime në Damask derisa Macron po takohej me presidentin sirian

Shpërthime në Damask derisa Macron po takohej me presidentin sirian

Policia e cilëson tentim vrasje rastin në Komoran: Tre persona u therën me thikë, të dyshuarit u larguan nga vendngjarja

Policia e cilëson tentim vrasje rastin në Komoran: Tre persona u therën me thikë, të dyshuarit u larguan nga vendngjarja

Një predhë godet një cisternë nafte afër Ngushticës së Hormuzit

Një predhë godet një cisternë nafte afër Ngushticës së Hormuzit

Kapet mall i padeklaruar dhe rreth 30 mijë euro në Han të Elezit, Dogana jep detaje

Kapet mall i padeklaruar dhe rreth 30 mijë euro në Han të Elezit, Dogana jep detaje

Bastisje në Kaçanik: Sekuestrohen 400 gramë drogë, armë dhe mbi 9 mijë euro

Bastisje në Kaçanik: Sekuestrohen 400 gramë drogë, armë dhe mbi 9 mijë euro

DW për samitin e Ankarasë: Turqia synon të forcojë ndikimin e saj në NATO

DW për samitin e Ankarasë: Turqia synon të forcojë ndikimin e saj në NATO

MINT publikon çmimet tavan – Nafta pak më shtrenjtë

MINT publikon çmimet tavan – Nafta pak më shtrenjtë

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Belgjika e eliminon ShBA-në nga Botërori

Belgjika e eliminon ShBA-në nga Botërori

Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Vrasje në tentativë në Rahovec, dy persona theren me thikë

Vrasje në tentativë në Rahovec, dy persona theren me thikë