Tahiri – Qeverisë Kurti: Ku është Ligji i Pagave, na thatë se kalon në mars – Ka qenë veç mashtrim?

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri sot në një konferencë ka pyetur Qeverinë Kurti se ku është Ligji i pagave, për të cilin është premtuar se do të sjellët në Kuvend në fund të marsit, transmeton Periskopi. ‘’Ligji i Pagave, ka qenë agjendë e legjislativit të vitit 2021, por edhe e Qeverisë për […]
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri sot në një konferencë ka pyetur Qeverinë Kurti se ku është Ligji i pagave, për të cilin është premtuar se do të sjellët në Kuvend në fund të marsit, transmeton Periskopi.
‘’Ligji i Pagave, ka qenë agjendë e legjislativit të vitit 2021, por edhe e Qeverisë për këtë vit. Ka pasë një zotim të qeverisë që në fund të marsit ky ligj të kalojë në qeveri. Pyetja ime e parë është ku është Ligji i Pagave, ku jeni fsheh me këtë ligj. Ku është procesi i punës për finalizimin e këtij ligji.
‘’Pse na keni thënë se ligji bëhet në mars, a ka qenë veç sa për mashtrim, apo pazotësia e juaj dhe nuk dini ta bëni ëktë ligj’’, shton ai.
Ai akuzon Qeverinë për mosreagim duke e pyetur nëse ka të bëjë me ndonjë aferë korruptive.
“A u raportu dje që për 80 dollarë ka ra cmimi i naftës, pse vazhdon të rritet cmimi në Kosovë. A eshte prapë një mosdije, mosguxim i veprimit, apo ka të bëjë me ndonjë aferë korruptive. Kjo ceshtje duhet të ndiqet nga ata”, tha ai./PERISKOPI/












