Tahiri thotë se në Kuvend po bëhet “kontrabandë me ligje”: Po ndodh puç parlamentar

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pasi në Kuvendin e Kosovës sipas tij po ndodh “kontrabandim i Ligjeve”. Tahiri shkruan se Ligjet po hidhen në votim pa kaluar në procedurën e konsultimeve, formë kjo e obliguar nga ta bëjë Kuvendi. Postimi i plotë: Sonte po ndodhë puçi parlamentar dhe shembja e […]
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pasi në Kuvendin e Kosovës sipas tij po ndodh “kontrabandim i Ligjeve”.
Tahiri shkruan se Ligjet po hidhen në votim pa kaluar në procedurën e konsultimeve, formë kjo e obliguar nga ta bëjë Kuvendi.
Postimi i plotë:
Sonte po ndodhë puçi parlamentar dhe shembja e demokracisë!
Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të respektojë procedurat e rregullta të thirrjes së seancave parlamentare. Shmangia nga logjika normale parlamentare në pikë të natës, pa asnjë urgjencë është puç parlamentar dhe kontrabantim i Ligjeve pa konsultimet që i ka obligim ti bëjë Kuvendi.












