Takimi konsultativ me krerët e partive politike, flasin nga Presidenca

Takimi konsultativ me krerët e partive politike, flasin nga Presidenca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar në takim konsultativ krerët e partive politike, në lidhje me mundësinë për të caktuar një mandatar tjetër për formimin e Qeverisë së Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina. “Takimi është ftuar për nesër në orën 12:00”, ka thënë Kupina. […]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar në takim konsultativ krerët e partive politike, në lidhje me mundësinë për të caktuar një mandatar tjetër për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina.

“Takimi është ftuar për nesër në orën 12:00”, ka thënë Kupina.

Në këtë takim janë ftuar krerët e partive të mëdha në Kosovë, të cilët në zgjedhjet e 9 shkurtit kanë kandiduar me nga një kandidat për kryeministër, pra kreu i VV-së, Albin Kurti, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Të dielën, kreu i VV-së, Albin Kurti i cili u mandatua nga Presidentja Osmani ka prezantuar para Kuvendit kabinetin për Qeverinë Kurti 3, por ai ka marrë vetëm 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime, me ç’rast Kosova vazhdon të mbetet ende pa Qeveri.

PDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes

Në rast se asnjëra nga partitë nuk mund të siguroj Presidentes Osmani se i ka 61 votat për Qeveri, vendi do të shkoj në zgjedhje të reja dhe pritet që ato të mbahen në dhjetor të këtij viti.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të hënën ka deklaruar para mediave se në vend përveç balotazhit pritet të mbahen edhe dy palë zgjedhje në dimër dhe në Pranverë, pasi sipas tij me këtë përbërje të Kuvendit është e pamundur të mblidhen 80 vota për të zgjedhur presidentin/en, të cilës i kalon mandati në prill të vitit të ardhshëm.

Edhe kryetari i PDK-së pas dështimit të Kurtit për formimin e Qeverisë të dielën, ka thënë se po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja.

9 nëntori, është data e fundit, kur Osmani mund të caktoj mandatarin për formimin e Qeverisë./Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve