Takimi me Osmanin, Kurti: Do të shkoj me optimizëm

Takimi me Osmanin, Kurti: Do të shkoj me optimizëm

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë në detyrë, është deklaruar para mediave.

Gjatë konferencës, ai u pyet për takimin e sotëm të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, me krerët e partive politike, pas dështimit të zgjedhjes së qeverisë së re, transmeton Periskopi.

Ai tha se në këtë takim do të shkojë me optimizëm të plotë.

“Takimi që do ta kemi në zyrën e Presidencës, besoj se do të diskutohet tema për të cilën jemi thirrur, meqenëse me herën e parë nuk u arrit formimi i qeverisë. Dhe unë dua të shkoj me optimizëm aty”, u shpreh Kurti.

E para e vendit pret në takim krerët e partive sot nga ora 12:00, derisa të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë mbledhje.

Kurti si “babadimri” për fundvit: Premton edhe pagën e 13’të

Shpërndaje në: