Takimi Sullivan – Kurti: ShBA përkrah dialogun e ndërmjetësuar nga BE-j, do përparim në çështjet kyçe të pazgjidhura

Takimi Sullivan – Kurti: ShBA përkrah dialogun e ndërmjetësuar nga BE-j, do përparim në çështjet kyçe të pazgjidhura

Kryeministri Albin Kurti ka takuar këshilltarin kryesor të presidentit Biden, zotin Jake Sullivan. Përvec tjerash, sipas njoftimit të Kryeministrisë por edhe atij të Shtëpisë së Bardhë, Sullivan dhe Kurti kanë folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku thuhet se ‘Shtetet e Bashkuara përkrahin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja’ si dhe për ‘nevojën në […]

Kryeministri Albin Kurti ka takuar këshilltarin kryesor të presidentit Biden, zotin Jake Sullivan.

Përvec tjerash, sipas njoftimit të Kryeministrisë por edhe atij të Shtëpisë së Bardhë, Sullivan dhe Kurti kanë folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku thuhet se ‘Shtetet e Bashkuara përkrahin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja’ si dhe për ‘nevojën në përparim në çështjet kyçe të pazgjidhura”.

Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë:

Këshilltari për Siguri Kombëtare Jake Sullivan, takoi dje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Zoti Sullivan falënderoi kryeministrin e Kosovës për gatishmërinë e mirëpritjes së të evakuuarve afganë.

Ata shkëmbyen pikpamjet edhe lidhur me agresion rus në Ukrainë, përfshirë edhe asistencën e Kosovës për popullin e Ukrainës si dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

Ata, gjithashtu diskutuan për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ku zoti Sullivan shprehu përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe për nevojën për përparim të mëtejshëm në çështjet kyçe të pazgjidhura”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, më poshtë, komunikata e plotë e Qeverisë së Kosovës:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan.

Kryeministri Kurti e falënderoi z.Sullivan për kontributin dhe mbështetjen për vendin tonë, dhe për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale.

Duke biseduar për aspektin e sigurisë, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës është e përgatitur për të thelluar partneritetin e bazuar mbi vlerat e përbashkëta me ShBA-në dhe është e përkushtuar në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në përfshirjen sa më të shpejtë në Programin e Partneritetit për Paqe, si hap i parë drejt anëtarësimit në NATO.

Kryeministri theksoi stabilitet institucional, sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionin në vendin tonë. Besimi i lartë në Qeveri është reflektuar edhe në përmirësimin vjetor rekord për 17 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të raportit të Transparency International. Po ashtu, Kosova u rendit e para në Indeksin e Sundimit të Ligjit nga ëorld Justice dhe mori vlerësimin më të mirë për nivelin e krimit të organizuar dhe qëndrueshmërinë ndaj kësaj dukurie në Indeksin Global të Krimit të Organizuar, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Duke theksuar se Qeveria e Kosovës është e vendosur se kushtetutshmëria, integriteti territorial, sovraniteti dhe ligjshmëria të ngelen të pacenuara, kryeministri Kurti ritheksoi se dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë dialog parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime dhe që në qendër të marrëveshjes ka njohjen e ndërsjellë.

Gjatë takimit u diskutua për invazionin dhe agresionin në Ukrainë dhe përpjekjet destabilizuese të Rusisë dhe të zgjatimeve të saj në rajon.

U bisedua për rreshtimin e Republikës së Kosovës me ShBA-në dhe botën demokratike në dënimin e invazionit dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse

Sullivan shprehu mirënjohjen për ndihmën e ofruar nga Qeveria e Republikës së kosovves për refugjatët afganë dhe për strehimin e përkohshëm të tyre në Kosovë

 

 

Të ngjashme
Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje