Tavakoli: Si mundet që një burrë që pranoi humbjen e zgjedhjeve në vitin 2000 të tentonte të fitonte kontroll mbi Kosovën? ZPS s’ka pikë dëshmie

Tavakoli: Si mundet që një burrë që pranoi humbjen e zgjedhjeve në vitin 2000 të tentonte të fitonte kontroll mbi Kosovën? ZPS s’ka pikë dëshmie

Pas avokatit Lluka Misetiq, fjalën mori avokatja mbrojtëse e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli. Avokatja Tavakoli ndër të tjerash deklaroi se ZPS-ja tentoi që ta nxjerrë Hashim Thaçin fajtor pa pasur prova, e dukë rënë shpesh herë në kundërshtim me provat që paraqisnin. “Si është e mundur që klienti ynë që asokohe i kishte vetëm 29 […]

Avokatja Tavakoli ndër të tjerash deklaroi se ZPS-ja tentoi që ta nxjerrë Hashim Thaçin fajtor pa pasur prova, e dukë rënë shpesh herë në kundërshtim me provat që paraqisnin.

“Si është e mundur që klienti ynë që asokohe i kishte vetëm 29 vjeç atëherë t’i ketë gënjyer ata. Sipas kësaj, qeveria e përkohshme ka qenë një prej përpjekjeve. Thaçi ka mbajtur pozicioni e kryeministrit por çfarë kompetencë reale kishte ai që të realizonte një plan të përbashkët për të pasur kontroll mbi Kosovën, atëkohë kur komuniteti ndërkombëtar s’e njihte një pozicion të tillë. Ai s’mund ti dërgonte as një letër UNMIK-ut në atë pozicion që kishte, sepse këto letra ia kanë kthyer mbi bazën e një politike zyrtare. Siç ka dëshmuar Duncan ai s’mund ta nënshkruante marrëveshjen për demitralizimin e UÇK-së duke përdorur titullin e kryeministri sepse nuk e pranonin dhe s’ishin të gatshëm të njihnin Kosovën e atë si udhëheqës të Kosovës. Pra një titull për një shtet që s’ekzistonte fare. ZPS-ja pretendon se Thaçi ka bërë emërime politike. Megjithatë ZPS-ja nuk ka vërtetuar përtej dyshimi të arsyeshëm që ai personalisht ka nxjerrë ligje dhe dekrete të Qeverisë së përkohshme të qeverisë civile.Në paragrafin 44 të dosjes së ZPS, ZPS i referohet dokumenteve shtesë të atyre që janë elaboruar. Këto dokumente të reja në thojza nuk e qojnë Prokurorinë asgjëkundi”,deklaroi ajo, transmeton lajmi.net.

Tavakolli tha se asnjë nga dekretet e qeverisë së përkohshme s’është nënshkruar nga Thaçi dhe asnjë prej raporteve të organizatave ndërkombëtare që lidhen me qeverinë e përkohshme e që kanë të bëjnë me taksat e tatimeve nuk e përmendin Hashim Thaçin dhe s’kanë asnjë përfshirje të tij dhe asnjë prej raporteve nuk e përmend veprimet e vetëqeverisë së përkohshme.

“Emërimet e përfshira dhe të bëra janë të pabazuara gjithashtu do ju referonim që të shihni provën…Në çdo rast sa i takon emërimeve në fjalë, Prokuroria nuk ka vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm pra s’ka dëshmuar se ka pasur raportime apo urdhra të dhënë nga Thaçi për personat e emëruar apo e kundërta. S’ka fare prova as për pjesën ku thuhet se Thaçi kishte emëruar kryetar komunash, pra ka vetëm fjalë që dikush kishte thënë. E këto emërime në vetvete s’ishin krime e as aspekte kriminale.Është e rëndësishme që të kujtohet se të paktë ka pasur 3 qeveri në Kosovë asokohe. Qeveria e përkohshme, Qeveria e Bukoshit dhe Zyra e Qeverisë Serbe apo jugosllave në Prishtinë.Asnjë nga to s’ishte ligjore me 1244, por Prokuroria nuk pretendon se ato ishin por thotë se LDK-ja ishte viktimë e NPK-së.Prokuroria e ka të vështirë të dëshmojë se kur ka qenë Thaci me rol dhe i vërtetë. Pra diku thuhet se ai po tentonte të merrte kompetenca politike, që s’i kishte asokohe”,shtoi avokatja.

Po ashtu ajo pyeti se “Si është e mundur që një burrë që pajtohet të demilitarizojë UÇK-në e punon në mënyrë konstruktive me UNMIK-un pas luftës në tetor 2000 pranoi humbjen në zgjedhje dhe vazhdoi të punonte fortë derisa i fitoi zgjedhjet në vitin 2007, si mundet që një person i tillë të dukej që tentonte të fitonte kontroll mbi Kosovën?”.

Në fund avokatja tha hapur se “Ne mendojmë se ky s’është rasti dhe se ZPS-ja nuk është bindëse në atë që thotë dhe se nuk ka pikë dëshmie në argumentet e veta”./Periskopi

Të ngjashme
Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës brenda 48 orëve

Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës brenda 48 orëve

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

Jakup Krasniqi flet nga Haga: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

Jakup Krasniqi flet nga Haga: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

Ulutash: Amerika është kontribuesi kyç në KFOR për stabilitet e siguri të Kosovës e gjithë rajonit

Ulutash: Amerika është kontribuesi kyç në KFOR për stabilitet e siguri të Kosovës e gjithë rajonit

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore

Cakolli për profilet e rreme: Përdorin fjalor e i mbrojnë njerëzit e njejtë, vështirë të besohet që s’kanë sfond politik

Cakolli për profilet e rreme: Përdorin fjalor e i mbrojnë njerëzit e njejtë, vështirë të besohet që s’kanë sfond politik

Ramadani rikthen deklaratën e tij të majit: Prapa profileve të rreme s’përjashtohet që janë disa ministra

Ramadani rikthen deklaratën e tij të majit: Prapa profileve të rreme s’përjashtohet që janë disa ministra