Të akuzuarit për shpërthimin në Ibër-Lepenc deklarohen të pafajshëm

Të akuzuarit për shpërthimin në Ibër-Lepenc deklarohen të pafajshëm

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nisi të hënën gjykimi për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë – pjesa veriore e Kosovës – ku të akuzuarit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq u deklaruan të pafajshëm. Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj vëllezërve Viqentijeviq dhe Dimoviqit për veprat penale: “kërcënim i rendit […]

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj vëllezërve Viqentijeviq dhe Dimoviqit për veprat penale: “kërcënim i rendit kushtetues me anë të shkatërrimit ose dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike” dhe “kryerje e aktit terrorist”.

Dy të akuzuarit, Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, gjenden në paraburgim që nga arrestimi, menjëherë pas shpërthimit më 29 nëntor të vitit 2024, ndërsa Dimoviq mbrohet nga liria.

Përndryshe, seanca paraprake u shty për herë të parë më 24 dhjetor të vitit të kaluar, pasi avokatët mbrojtës të të pandehurve kërkuan përjashtimin e prokurorit Bekim Kodraliu, duke pretenduar se ai ishte i anshëm.

Gjykata e refuzoi kërkesën dhe Kodraliu mbeti prokuror.

Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq dyshohen se më 29 nëntor, 2024, rreth orës 18:50, së bashku me disa persona të tjerë – ende të panjohur – vendosën rreth 20 kilogramë eksploziv për përdorim ushtarak (TNT) brenda kanalit Ibër Lepenc, “në një çantë të lidhur me litar në një shtyllë betoni”, duke e pozicionuar “për të shkaktuar dëme serioze në infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë dhe energji elektrike”.

Dëmi material u vlerësua në rreth 400.000 euro.

Sipas aktakuzës, gjatë bastisjeve në shtëpitë e tyre – një në Zubin Potok dhe një në fshatin Prevllak të së njëjtës komunë – Policia e Kosovës gjeti dhe sekuestroi një sasi të konsiderueshme të armëve të luftës.

Në aktakuzë thuhet gjithashtu se Jovan Viqentijeviq, si anëtar rekrut i Shërbimit Ushtarak të Informacionit të Serbisë, “veproi dhe ndihmoi këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente konfidenciale për t’i përdorur në aktivitetet e tij të paligjshme në territorin e Kosovës” dhe” “për t’i dorëzuar ato të dhëna në takimet në Serbi”.

Në shtëpinë e të akuzuarit të tretë, Igor Dimoviq, policia gjeti tre karikatorë, një fishek, një thikë dhe disa uniforma ushtarake, të cilat u sekuestruan.

Prokuroria paraqiti si provë edhe raportin e ekspertizës gjeologjike të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) mbi mostrat e dheut në çizme, të marra në shtëpinë e vëllezërve Viqentijeviq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më herët se të dhënat e inteligjencës tregojnë se tre të akuzuarit për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc, kanë qenë të lidhur ngushtë me strukturat shtetërore serbe.

Beogradi zyrtar ka mohuar çdo lidhje me këtë shpërthim.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më herët se ka disa informacione se kush mund të jetë autori, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Ai ka shprehur gatishmërinë e Beogradit për të bashkëpunuar në kryerjen e hetimit me të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.

Pas shpërthimit, kryeprokurori publik në Beograd, Nenad Stefanoviq, ka thënë se pret një “hetim gjithëpërfshirës për të përcaktuar të vërtetën dhe të gjitha faktet relevante”.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse autoritetet gjyqësore serbe kanë filluar ndonjë hetim./rel/

Të ngjashme
Arrestohet një kosovar në Ulqin, dyshohet për vjedhje nëpër plazhe

Arrestohet një kosovar në Ulqin, dyshohet për vjedhje nëpër plazhe

Ulutash: Pas optimizimit, nëse ka nevojë, trupat e KFOR-it kthehen në Kosovë

Ulutash: Pas optimizimit, nëse ka nevojë, trupat e KFOR-it kthehen në Kosovë

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

Haki Abazi zbulon se “Lule Gjeli” e ftoi për takim sa ishte në VV: Bashkë me Kurtin e Mihalin, kanë prodhuar të pavërteta për zyrtarë amerikanë

Haki Abazi zbulon se “Lule Gjeli” e ftoi për takim sa ishte në VV: Bashkë me Kurtin e Mihalin, kanë prodhuar të pavërteta për zyrtarë amerikanë

Trump pritet ta takojë Zelenskyn më 28 korrik në Uashington

Trump pritet ta takojë Zelenskyn më 28 korrik në Uashington

Arsenali vë në shënjestër transferimin e Vinicius Jr.

Arsenali vë në shënjestër transferimin e Vinicius Jr.

Musk parashikon fundin e rëndësisë së parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036

Musk parashikon fundin e rëndësisë së parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036

Besnik Tahiri kërkon veprime nga shteti për të gjithë ata që kanë përzier me “Lule Gjelin”

Besnik Tahiri kërkon veprime nga shteti për të gjithë ata që kanë përzier me “Lule Gjelin”

Tejkaluan kolonën në shirit emergjent, policia ia merr lejën katër shoferëve vendas

Tejkaluan kolonën në shirit emergjent, policia ia merr lejën katër shoferëve vendas

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Pamje dramatike, publikohet momenti kur shpëtohet Rozalinda Plaka – e mbajtur peng nga Nertil Buzi

Pamje dramatike, publikohet momenti kur shpëtohet Rozalinda Plaka – e mbajtur peng nga Nertil Buzi

Profili ‘Lule Gjeli’ që linçon në favor të VV’së – Çka thonë nga Prokuroria Speciale?

Profili ‘Lule Gjeli’ që linçon në favor të VV’së – Çka thonë nga Prokuroria Speciale?

A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? – Paredes thyen heshtjen

A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? – Paredes thyen heshtjen