“Të fala kriminelëve oj plastikë”, ja çfarë gjuhe kërcënuese përdorte burri i Albulena Haxhiut

“Të fala kriminelëve oj plastikë”, ja çfarë gjuhe kërcënuese përdorte burri i Albulena Haxhiut

Alban Krasniqi, bashkëshorti i deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, kishte përdorur gjuhë kërcnuese ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në vitin 2017-të përmes një postimi në rrjetin social Facebook kishte publikuar një mesazh të Krasniqit me gjuhë kërcënuese. Krasniqi në mesazhin e tij i ishte  drejtuar Deliut me […]

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në vitin 2017-të përmes një postimi në rrjetin social Facebook kishte publikuar një mesazh të Krasniqit me gjuhë kërcënuese.

Krasniqi në mesazhin e tij i ishte  drejtuar Deliut me “ Të fala kriminelëve oj plastikë”, raporton Periskopi.

“Të fala kriminelëve oj plastikë. Krejt krimet keni me i pagu deri në fund. Gjakun e shkelun përdhunimin e këtij populli që ja keni ba 18 vjey ka me ju kthu me të njejtën mondedhë. Atë që e keni ba paramilitaret në Drenicë e Kosovë e keni ba ju në Kosovë. Andaj po frikësohuni nga drejtësia që ka me ju shtyp si gjakpirës që jeni kriminele”, kishte shkruar ai.

Ajo këtë mesazh e kishte pranuar  pas emisionit “Debat” në RTK.

“Pas emisionit ‘Debat’ në RTK, sot më kanosi dhe bëri publikisht një shpifje kundër meje, bashkëshorti i deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu.Kanosja e tij ka të bëj edhe me mentalitetin diktatorial të subjektit politik të tij. Ia bëj me dije këtij kërcënuesi dhe shpifësi se unë, do t’i bëj kallëzim penal për kanosje dhe padi për shpifje, sepse unë dhe kolegët e mi, tërë jetën kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë për të mirën e vendit tonë dhe qytetarëve tanë”.

“Ndërkaq, Alban Krasniqi së bashku me bashkëshorten do të përballen me sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës për kanosje dhe shpifje.Ne ju besojmë institucioneve tona të drejtësisë dhe në shtetin ligjor i cili duhet t’i mbrojë qytetarët nga kanosjet dhe shpifjet e tilla që vijnë nga dhunuesit e institucioneve dhe që tash sulmin duan ta bartin edhe te deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.Dua t’i garantoj qytetarët e Kosovës se asnjë kanosje, shpifje as shantazh nuk do të më ndal nga puna për të mirën e vendit tim”, (sic), ka shkruar deputetja Deliu-Kodra”,kishte shkruar Deliu./Periskopi/

 

 

 

Të ngjashme
Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta