Të “nënshtruar” rreth LVV-së: Bekë Berisha i AAK-së në tavolinë me kandidatin e VV-së në Pejë Taulant Kelmendin

Të “nënshtruar” rreth LVV-së: Bekë Berisha i AAK-së në tavolinë me kandidatin e VV-së në Pejë Taulant Kelmendin

Nevoja për koalicione në nivel lokal po i thyen “në kurriz” të gjithë kundërshtarët e ashpër të Albin Kurtit e të Vetëvendosjes.   Pas ujdisë së kandidates së AAK-së në Fushë Kosovë Vildane Latifi, me kandidatin e VV-së në këtë komunë, Valon Prebreza e koalicionit të Xhafer Tahirit të LDK-së me LVV-në në Vushtrri, në horizont […]

Pas ujdisë së kandidates së AAK-së në Fushë Kosovë Vildane Latifi, me kandidatin e VV-së në këtë komunë, Valon Prebreza e koalicionit të Xhafer Tahirit të LDK-së me LVV-në në Vushtrri, në horizont po duken edhe takime për marrëveshje të tjera të mundshme.

Kandidati i AAK-së për komunën e Prishtinës, Bekë Berishës është parë në një takim me kandidatin e LVV-së në komunën e Pejës Taulant Kelmendi i cili në balotazh pritet të përballet me Gazmend Muhaxherin e LDK-së. Siç raporton Infokus, ata janë parë në njërën prej kafeneve në afërsi të qeverisë. Në tavolinë së bashku me ta është edhe sekretari i LVV-së në nivel qendror, Alim Rama.

Taulant Kelmendi kandidati i LVV-së që shihet në këto fotografi në zgjedhjet e 12 tetorit ka dalë i dyti me 27.81% pas Gazmend Muhaxherit të LDK-së, kryetarit aktual të kësaj komune i cili mori besimin e mbi 46% të qytetarëve dhe pritet të përballen sërish në balotazh me 9 nëntor.

Ndërsa kandidati i AAK-së në këtë komunë Ali Berisha, ka marrë 18.22% të votave në Pejë.

 

AAK-ja siç duket ngadalë po bie pre e partisë “që po e sillte Serbinë në Kosovë”. Derisa kritikat në nivelin qendror për Kurtin e partinë e tij nga AAK-ja janë të ashpra madje jo më larg se dje deputeti i kësaj partie, Lahi Brahimaj, deklaroi se LVV nuk ka shanse për koalicion me AAK-në në formimin e qeverisë përderisa një atmosferë krejtësisht tjetër po zhvillohet në nivelin komunal.

Janë të pafundme deklaratat publike ku kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e deputetë të kësaj partie përfshirë këtu edhe Bekë Berishen, Kurtin e quanin e vazhdojnë ta quajnë “njeri të Serbisë”.

“Sjellja e tij rrezik për Kosovën, Serbia gati të përfitojë”, është kjo një deklaratë e Haradinajt për Kurtin e bërë këtë muaj, pasi SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën.

Kujtojmë se Bekë Berisha në garën në Prishtinë ka pësuar një humbje të thellë nga kundërkandidatët duke marrë vetëm 3.11% të votave.

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve