“Të protestojmë”, “Veç t’zeza na kanë ardhë prej Kurtit”- Qytetarët shpërthejnë ndaj Qeverisë Kurti pas propozimit të ZRrE për shtrenjtimin e rrymës

“Të protestojmë”, “Veç t’zeza na kanë ardhë prej Kurtit”- Qytetarët shpërthejnë ndaj Qeverisë Kurti pas propozimit të ZRrE për shtrenjtimin e rrymës

Dje Zyra e Rregullatorit të Energjisë ( ZrrE) ka dal me një propozim për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 15%. Ky lajm nuk u prit mirë nga qytetarë dhe pati reagime të shumta edhe nga opozita, shkruan Periskopi. Sipas një njoftimit të publikuar nga ZRrE të premten, thuhet se kanë propozuar shtrenjtimin e çmimit të […]

Dje Zyra e Rregullatorit të Energjisë ( ZrrE) ka dal me një propozim për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 15%. Ky lajm nuk u prit mirë nga qytetarë dhe pati reagime të shumta edhe nga opozita, shkruan Periskopi.

Sipas një njoftimit të publikuar nga ZRrE të premten, thuhet se kanë propozuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind muajin e ardhshëm.

ZRrE kanë njoftuar se janë bazuar në rezultatet e raportit të tij konsultativ për të hyrat maksimale të lejuara, rritja mesatare e tarifave për konsumatorët pritet të tjerë 15 për qind dhe ftoi konsumatorë për konsultim publik.

ZRRE: Të shtrenjtohet çmimi i rrymës për rreth 15 për qind

Por, pas këtij njoftimi qytetarët kanë shpërthyer me kritika e të mllefosur ndaj Qeverisë Kurti.

Periskopi ju sjell disa nga reagimet e qytetarëve:

“Vendi duhet të shkojë në protesta deri në shkarkimin e kësaj Qeveris”;

“Me Kurtin po shkojmë drejt mjerimit”;

“Veç të zeza na kanë ardhë prej Kurtit”;

“Sherrin ja paqin ata që e kanë votu.

 

 

Kujtojmë se javë më parë, tri kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kërkuan rregullatorit të energjisë rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.

ZRRE-ja i ftoi konsumatorët, ndërmarrjet e rregullta dhe palët e interesuara për konsultim publik për propozimin e saj për rritje të tarifave të rrymës për 15 për qind.

Ajo tha se komentet dhe sugjerimet e tyre do t’i pranojë deri më 28 mars, para se bordi i saj të marrë vendim përfundimtar për shtrenjtimin e rrymës.

Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind.

Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë./PERISKOPI

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot