Temperaturat deri në 35 gradë, puntorët e gjykatave po alivanosen pas mosfunksionimit të sistemit të ajrojses

Temperaturat deri në 35 gradë, puntorët e gjykatave po alivanosen pas mosfunksionimit të sistemit të ajrojses

Në zyret e objektit të Pallatit të Drejtësisë temperatura po arrinë deri në 33-35 gradë. Për këtë Këshilli Gjyqësor i Kosovës dje ka autorizuar kryetarët e gjykatave që varësisht nga temperaturat gjatë ditëve në vijim të reduktohet puna në këtë objekt, shkruan Periskopi.

Siç tregon zyrtarja për informim publik, Mirlinda Gashi ka raste që puntorët e Gjykatave po alivanosen si shkak i temperaturave të larta dhe mosfunksionimit të sistemit të ajrosjes.

“Kemi pasë shumë shpesh raste të alivanosjes, ka pasur raste të alivanosjes të punëtorëve të Gjykatës, mirëpo ka pasur edhe prej atyre që kanë prezantuar në seanca dhe kanë qenë palë në procedurë, gjendja e tyre ka qenë shqetësuese”, thotë Gashi për Periskopin.

Madje Këshilli Gjyqësor i ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurti dhe tre ministrave të tij.

Për më shumë, ndiqeni videon e plotë:

Shpërndaje në: